Basri Çapriqi i ftuar në ditët e kulturave të pakicave në Malin e Zi

November 10, 2011   | Kulturë / Kultura

Në kryeqytetin malazias, Podgoricë nisi të markuren, në mbrëmje, manifestimi, tashmë, tradicional, “Ditët e kulturave të pakicave 2011”,i cili përfundon në në fund të këtij muaji.
Këtë veprimtari e organizon Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e kulturave të Pakicave në Mal të Zi.
Mbrëme  në teatrin popullor malazezë kryeministri i Malit të Zi ,Igor Llukshiq  hapi ditët e kulturës të pakicave 2011.
Drejtori i kësaj qendre, Mirsad Muliq deklaroi për se edicioni i sivjetëm ka shumë risi në aspektin e afirmimit të vlerave të kulturave të pakicave dhe bashkëjetesës së tyre në shoqërinë malazeze.

Programin u  hap me mbrëmje të poezive dhe me një program muzikor që edhe këtë vit organizohet nga Qendra për ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës se pakicave me sloganin ” Ja tek jemi”. Prej sonte deri me 28 të këtij muaji kjo qendër në kuadër të këtyre ditëve ka përgatitur një larmi programesh, mbrëmje poetike mbrëmje muzikore, skenike dhe artistike, ku do të paraqiten në disa qytete si në Podgoricë, Beranë, B. Pole ,Ulqin, Tivar e Tivat.

Në Ulqin do të mbahet mbrëmja, ku do të prezantohet kompakt disku me melodi burimore të zgjedhura shqiptare.

Sipas agjendës së manifestimit, nga shkrimtarët shqiptarë merr pjesë vetëm Basri Çapriqi, ndërsa me një performancë të posaçme do të përkujtohet edhe shkrimtarëve tjerë .

Përurohet libri i përkthyer “Përsosmëria e ujit” i Basri Çapriqit

Në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e kulturave të pakicave 2011”, të cilin e organizon Qendra për Mbrojtjen dhe Zhvillimin e Kulturave të Pakicave të Malit të Zi, i cili nisi të mërkurën edhe mbyllet në fund të këtij muaji, përurohet edhe vëllimi me poezi “Përsosmëria e ujit” të Basri Çapriqit, të cilin në gjuhën malazeze e ka përkthyer Qazim Muja. Ky është i vetmi prezantim nga letërsia shqipe në këto takime, shkruan KosovaLive.

Diçka për Basri Çapriqin

BASRI ÇAPRIQI lindi në Krythë – Ulqin në vitin 1960. Gjimnazin e kreu në Ulqin. Ka studiuar Letërsinë Shqipe në Universitetin e Prishtinës, ka magjistru në vitin 1988, ndërsa në vitin 2004 doktoroi. Punon në Universite­tin e Prishtinës si ligjërues i stilistikës dhe semiologjisë, në Degën për letërsinë shqipe, të përgjithshme dhe krahasuese. Shkruan poezi, kritikë dhe ese. Poezitë e tija janë përkthyer në shumë gjuhë si në gjuhën angleze, franceze, gjermane, rumune, polake, serbe, kroate, maqedonase dhe malazeze. Që nga viti 2004 është kryetar PEN qendrës së Kosovës. Në vitin 2006 është zgjedhur Kryetar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës. Veprat letrare të tija janë: Ulli me dy mijë unaza, Në fund të verës, Ma qet gjuhën, Frutat bizare, Zbutja e gjarprit, The Grass on the Window, Mik­rostruktura e tekstit, Aksidenti i orës shqiptare, Përmasat e kontekstit. Simboli dhe rivalet e tij.


YouTube Preview Image

 

1