Portoja e Milenës në Ulqin,Intox apo realitet

November 12, 2011   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Në bazë të projektit, Ura e Port Milenës parashikohet të jetë e gjatë tyre viteve të fillojë dhe porta që lidhë molon e plazhit të madhë me gjirin e kanalit Milena.
Na gëzon fakti që me ndërtimin e Urës do të valorizohet kjo zonë dhe se Port Milena edhe pas ndërtimit të urës do të jetë e lundrueshme.

Në ndryshimet e Planit të Përgjithshëm Urbanistik në Ulqin , të cilat ndodhen në hartim që nga viti 2004,ku ndërkohë kanë ndryshuar ligjet, edhe ato rinovime normative, kanë sjellë edhe kompetenca të reja. Si rezultat i neglizhencës së pushtetit lokal, ka krijuar një kaos të vërtetë në disa lokalitete të Ulqinit, si në Plazhin e Madh, Gjerana, Pinjesh, Kërruç, por edhe në zonën e Portmilenës. Në ata mjedise tash duhet rrënuar shumë objekte të ngritura në mënyrë të jashtëligjshme.Njerzit shprehen  se në njërën anë qeverisja vendore propozon e harton plane të reja urbanistike, në anën tjetër Qeveria malazeze bën studime për ata lokacione, të cilat nuk përputhen me zgjidhjet urbanistike të Ulqinit. Sipas Ligjit të ri të rregullimit hapësinor, Plani i Përgjithshëm Urbanistik nuk ekziston më. Të ashtuquajturat studime të lokacioneve marrin tash kompetencat e ndërtimeve. Në rastin e Ulqinit, do të mbesin me qindra familje pa kulm mbi kokë, sepse duhet rrënuar një numër të madh objektesh, sidomos në zonën e Portmilenës.Duke treguar konkretisht rrezikun që i kanoset Ulqinit me të ashtuquajturat Planet të përgjithshme urbanistike dhe studimeve të lokacioneve të Plazhit të Madh, Pinjeshit, Port  Milenës,Kalasë dhe Vadanosit.

Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi,Vujica Llazoviq,gjatë vizitës së tij në Ulqin tha se eshte obligim i qeverisë përveç zhvillimit të infrastrukturës është krijimi i një mjedisi të favorshëm, i kushteve konkurruese dhe në takim jemi njohur me disa probleme konkrete të cilat do të mundohemi t’i zgjidhim së bashku në periudhën e ardhshme”, ka thënë ai. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, ka shprehur kënaqësi për takimin duke thënë se në periudhën e ardhshme pushteti lokal do të ketë një bashkëpunim të ngushtë me të gjitha ministritë përkatëse dhe se takimi ka shërbyer si një nxitje për planet e ardhshme zhvillimore të komunës së Ulqinit.
Ai ka njoftuar se 15 plane të cilat kanë qëndruar në sirtarët e komunës, siç ka thënë ai, tashmë i janë dërguar ministrisë përkatëse nga e cila pritet përgjigje sa më e shpejtë. . “Nëse do të arrijmë të miratojmë planet urbanistike, ky do të jetë momenti i duhur dhe atëherë do të fillojë zhvillimi i vërtetë i Komunës së Ulqinit”, ka thënë Cungu.
Kjo Porto nëse nis të ndërtohet ,është një ëndërr e vjetër, një ëndërr që shumëkush nuk e ka besuar. Kjo ishte ëndërr e gjyshave tanë dhe do të jetë realiteti i nipave të tyre. Kjo  do të bëhet një nga simbolet e qytetit të Ulqinit që do të na bëjnë të gjithëve të jemi krenarë.

YouTube Preview Image

6