Risi në arsim në Ulqin – Fillon Ditari elektronik

November 15, 2011   | Kulturë / Kultura

Në shkollën e mesme të kombinuar “Vëllazërim – Bashkim” në Ulqin është duke u punuar në futjen në përdorim të ditarit elektronik.

“Ditari elektronik në fakt është i njëjtë me atë vjetrin, por në formë elektronike. Në të futen të gjitha të dhënat, njëjtë si në të vjetrin. Secili mësimdhënës do të fitojë shifren e vet dhe në atë mënyrë do të fus notat nga lënda e tij. Kujdestari i paralelës do të ketë akses në të gjitha notat dhe mungesat të paraleles që e udhëheq kurse drejtori i shkollës do të ketë pasqyrë të plotë të notave dhe statistikës në nivel të shkollës”, thotë koordinatori i këtij projekti, inxh. i dipl. i el.  Naser Halili.

Këto ditë janë duke realizuat trajnimet përkatëse për mësimdhënësit dhe në javet e ardhshme pritet që ky projekt të fillojë të zbatohet. /Ulqini Online/

16