Hantije Ibroçi u kurorëzua me medaljen e bronzit

November 22, 2011   | Sporti / Sport

Më 19 nëntër 2011 në Budapest të Hungaris Klubi i Karatesë “Ulqini” mori pjesë në Turneunë ndërkombëtarë “Tatami Cup ” në kët Turne morën pjesë 12 shtete me mbi 600 garuesë.
Garuesja Hantije Ibroçi u kurorëzua me medaljen e bronzit në një konkurenc mjaft të fort pasi që dhe turneu kishte regudhat e veta që secili garues me secilin në kategorin e vet është deshurë të ndeshet për të konkuruarë për medalje gjë kjo që edhe na vështërsoj punën pasi që ishte her e parë që ne punuam me këtë regudhë, Hantije ibroçi mundi garuesen nga Rumanija dhe ate nga Hungarija kurse në gjys finale ka humbur nga garuesja Sllovene.

Klubi i karatesë “Ulqini mori pjesë me Kadete dhe Juniore të cilat ishin të udhëhequra nga trajnerët e klubit Kujtim Sukaliqi dhe Anell Beganoviq të cilët shprehen se turneu ishte në një nivel Evropian dhe ka qen knaqësi e madhe dhe një përvoj e mirë si e tyre poashtu dhe e garuesëve të tyre që morën pjesë në këtë turne mjaft. Nga Mali i Zi morën pjesë edhe Klubi i karatesë “Buduqnost” i Podgoricës dhe Klubi i karatesë “Bar” nga Tivari.

Më 27 nëntorë 2011 në Ulqin për nderë të ditës së flamurit do të mbahet Kampionati i XII Mbarëkombëtar i Karatesë i cili do të jetë i organizuar nga Këshilli organizativ i Turneut Mbarëkombëtarë – Klubi i karatesë “Ulqini” nën patronatin e Këshillit nacional të shqiptarëve në Mal të Zi. Do të marrin Pjesë karatesitë Shqipëtar – Seniorët nga: Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Lugina e preshevës, Mali i Zi dhe Diaspora. Kampionati do të mbahet në sallën e sh. F. “M. Tito” me fillim në ora 11:00.