Kush do të marrë timonin të drejtoi me Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin

November 22, 2011   | Lajmet / Vijesti, Politika

Nga Hatixhe Nelaj
Së shpejti në Shtëipë e Shëndetit në Ulqin do të emërohet drejtor i ri.Konkursi është mbyllur ditën e premte me 18 nëntor ku të interesuarit kanë pasur afat 15 ditësh për tu lajmëruar.

Në këtë kunkurs kanë konkuruar 6 kandidat,njëri apo njëra nga to do të zgjidhet për të udhëhequr me këtë institucion nga Këshilli i drejtues i këtij institucioni. Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:të kenë të kryer fakultetin e mjekësisë,ekonomisë ,apo juridikun,të kenë të dhënë provimin shtetëror ,dhe të kenë së pakti tri vjetë përvojë pune.

Drejtori Karamanaga  nuk ka dashur të komentojnë emrat e kandidatëve siç u shpreh ato janë informata interne të institucionit.Siç marrim  vesh nga burimet tona  në konkurs janë lajmëruar 5 mjek dhe një ekonomist.

Dr. Isat jakupi,Dr. Zylfije Duraku,Dr Millan Rolloviq,Dr Sreqko Hajdukoviq,dhe Dr Pavle Marnikoviq,dhe një ekonomist ,ish sekretari për Buxhet dhe financa Sead Osmanoviq.

I pyetur se a do të zbatohet edhe këtu praktika e njohur përzgjedhje në baza dhe orjentimit partiak, Karamanaga u përgjegj që për fat të keq ne jetojmë në një shoqëri dhe rreth ku është  e pa shmangshme ngjyra partiake.

-Të përkujtojmë që për herë të parë në historiatin e Shtëpisë së Shëndetit në vitin 1978 vjen mjek shqiptar me mandat katër vjeçar.

Udhëheqësi parë  stacionin shëndetësor në Ulqin   vjen në vitin 1921  Dr Abramov Georgije deri në vitin 1932

Më pas nga viti 1932-1940 e trashigon DR Sava Shauliq,për të vazhduar në vitin 1940 deri në vitin 1958 Dr Marko Popoviq.Ndërkaq nga viti 1958-1960 Dr. Vlladimir Anagnosti.

Nga viti 1960 deri në vitin 1964 me Stacionin shëndetësor udhëheq Dr Eva Hrastnik,postin e udhëheqësit të ri në vitin 1964 deri në vitin 1973 e merr Dr Roman Hoshovski.

Ndërkaq drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin nga viti 1973 deri në vitin 1978  emërohet dr Mihaillo Aleksiq ,nga viti 1978 deri në vitin 1982 Dr Gani Karamanaga,nga viti 1982-deri në vitin 1998 Dr Pavle Ban,në një periudhë shumë të shkurtër më pak se një vit postin e drejtoreshës e merr Zhelana Karanikiq në vitin 1998.

Nga viti 1998 deri në vitin 2003 njeriu i parë i këtij institucioni ishte Dr Selim Ismaili,dhe nga viti 2003 deri në vitin 2011 Primarijus dr. Gani Karamanaga.

15