Shqiperi – Mali i zi, shkrirja e 2 gjuheve ne nje liber

November 23, 2011   | Kulturë / Kultura

Ne kuader te projektit “Dy gjuhe një libër” eshte promovuar ne bibloteken e Universitetit “Luigj Gurakuqi” libri ne shqip dhe gjuhen malazeze “Përzgjedhje nga poezia dhe drama bashkëkohore malazeze”.

Ky libër përmban poezi dhe dramë bashkëkohore të shkrimtarëve shqiptar dhe malazez dhe sjell nje shkrirje te dy kulturave ne kete drejtim.

Në parathënien e këtij libri citohet problemi i përkthimit letrar si një profesion i pazhvilluar në sistemin kulturor dhe arsimor të Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Duke pasur parasysh se përkthimet letrare deri më sot në gjuhët përkatëse nuk janë në nivelin e mundshëm e të kërkuar kohor si në aspektin kulturor letrar ashtu dhe në ate arsimor eshte ndërmarre kjo inisiativë qe synohet të jetë ogurmirë për të shtruar udhën për njohje më të gjërë të ndërsjellta jo vetëm në fushën e letërsisë, por edhe të kulturës në përgjithësi aq të domosdoshme për një njohje të thellë e reale midis dy vendeve tona…”

Në këtë libër janë botuar drama dhe poezi të shkrimtarëve bashkëkohor si:  Martin Camaj,  Frederik Reshpja,   Serafin Fanko, Stefan Çapaliku, Mladen Lompar, Čedomila Vujošević, Milorad Popović, Dragana Tripković, etj.

Objektivi i këtij projekti është që të prezantojë një komunikim afatgjatë ndërmjet dy kulturave duke përmirësuar situatën kulturore, sociale dhe ekonomike në zonën ndërkufitare si dhe të sigurojë kushtet e nevojshme për zhvillimin cilësor të komuniteteve multietnike.

TV1 Channel