Në Ulqin u përurua projekti ndërkufitar “Dy Gjuhë një Libër”

November 25, 2011   | Kulturë / Kultura

Mbrëmë në Ulqin u përurua projekti ndërkufitar, “Dy Gjuhë një Libër”, ku janë përfshirë përfaqësuesit më të mirë të letërsisë bashkëkohore malazeze dhe shqipe, kryesisht të qarkut të Shkodrës, që kanë lindur dhe kultivojnë krijimtarinë letrare në vendlindje ose në Tiranë e gjetiu që nga vitet 1950 e në vazhdim.

Organizatorët e jëtij projekti u shprehen se është bërë një punë e mundshme dhe këmbëngulëse në drejtim të njohjeve të ndërsjella të thella e reale jo vetëm në fushën e letërsisë, por edhe të kulturës në përgjithësi midis Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Përkthimet letrare të përzgjedhura në dy libra në gjuhën shqipe dhe në gjuhën malazeze të autorëve të dy shteteve të përmendura u vlerësuan si një fillim i mbarë i cili do të jetë ogurmirë për të shtruar udhën për njohje më të gjëra midis dy vendeve tona.

Profesori Hasan Lekaj këtë projekt në të cilin prezantohen dy letërsi shumë të njohura e quajti dinjitoz. Projekti në fjalë realizohet nga dhjetori i vitit të kaluar deri në dhjetor të këtij viti bashkërisht nga OJQ “Prostory” nga Podgorica dhe Universiteti “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, në partneritet me Qendrën për Kulturë “Camaj- Pipa” nga Shkodra dhe Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave në Podgoricë, me përkrahjen e Unionit Evropian nga fondet e përcaktuara për programin ndërkufitar, Mali i Zi- Shqipëri.

TVCG

1