Klubi i Futbollit “Otrant” në Kupen Pavarsia në Vlorë
Ne Qytetin e Vlores me daten 28 Nentor qe eshte dhe Dita e Pavaresise se Shqiperise, Federata Shqiptare e Futbollit do te organizoje Kupen Pavaresia.
Ne kete aktivitet futbollistik i cili eshte kthyer ne nje tradite interesante sepse zhvillohet disa vite me radhe do te marrin pjese 4 skuadra te njohura te trojeve e shteteve ku jetojne shqiptaret.
Nga Shqiperia do te jete ekipi i mirenjohur i “Flamurtarit” i cili vitin e kaluar ishte nenkampioni i vendit tone.
Kosova ne kete veprimtari mbarekombetare do te perfaqesohet nga Klubi i Futbollit “Hysi” i cili ne Kosove eshte i shquar per rezultatet e nivel cilesor.
Nga Maqedina do te jete prezent ne Kupen Pavaresia skuadra e qytetit te Tetoves “Shkendija” e cila ben pjese ne grupin e skuadrave me te mira ne Kampionatin e Maqedonise.
Nga Mali i Zi perfaqesimin kuqezi te ketij aktiviteti do ta kete Ekipi “Otranto” i cili ka nje kontribut te madh ne futbollin malazez.
Ndeshjet midis 4 skuadrave do te zhvillohen me sistemin 45 minutesh per te nxjerre ne tapetin e blerte finalistet dhe percaktuar respektivisht vendin e tre e te katert.