Dr.Nail Draga jep alarmin mbi Ishullin Ada

November 30, 2011   | Rajoni / Region

Ishulli Ada, specialistet japin alarmin

Gjeografi I njohur nga Ulqini doctor Nail Draga shprehet se Lumi Buna në grykderdhjen e tij shkakton problemin kryesor sa I përket përmbytjeve dhe se është më se I nevojshem pastrimi I grykderdhes së Bunës në delten e saj në mënyrë të vazhdueshme.

Draga shpereht se nga viti në vit sipas studjuesve ishulli Ada I cili këtë vit shenon edhe 130 vjetorin e krijimit është duke u tkurrur dhe se kërkohen ndërhyrje për të ruajtur ishullin I cili nga erozioni detar nga viti në vit po zvoglohet.

Në vitin 1858 anija Merito, pronë e Antun Allegrettit nga Trogiri, nën komandën e kapiten Naporelit, u fundos në lumë. Në këtë vend ekzistonin edhe dy ishuj të vegjël. Supozohet se me kohë, rreth trupit të anijes së fundosur dhe këtyre dy ishujve është mbledhur lymi i lumit prej të cilit më parë është formuar duna e pastaj ishulli i sotëm.

Duke dalë mbi sipërfaqen e ujit, ishulli e ka ndarë lumin në dy degë, kurse vetë e ka marrë formën e trakëndëshit. Në drejtim nga rrjedh lumi, ishulli është i gjatë 2,8 km, i gjerë 1,8 km, kurse i lartë 3,4 m. Dy anë të tij rrah uji i ëmbël i lumit, kurse anën e tretë ‑ plazhin ranor, e lajnë valët e detit. Ada është e lidhur me urë mbi degën e djathë të Bunës, e cila e ndan ishullin nga Plazhi i Madh dhe ne anen tjeter me Velipojen.

TV1 CHANNEL