Punëtorët e Otrantit ngrejnë padi kundër ish-ministrin Neneziq

November 30, 2011   | Ekonomia / Ekonomija

61 punëtorë të hotelit Otrant në Plazh të Madh të Ulqinit kanë nënshkruar një marrëveshje për ngritjen e akuzës  penale kundër ish-ministrit të Turizmit Predrag Neneziq dhe ish administruesit të besuar Miomir Jakshiq, ku i akuzojnë ata për malverzime në privatizimin e hotelit në votin 2004.

Muzafer Suljević ka thënë për “Vijesti”, se punëtorët janë të dëshpëruar dhe ata nuk do të lejojnë që të mbetet në rrugë. “Nëse duhet, do të shkojnë edhe në Strasburg,” tha ai.

Votat e ish-ministrit të Turizmit Predrag Neneziq dhe drejtorit të asaj kohe të Rivierës së Ulqini Miomir Jakshiq, ishin vendimtare kur para 7 vjeteve Otranti u shit rusëve. Këmpania ruse fitoi pët 1 pikë ndaj kompanisë nga Podgorica ”Shajo Grup”.

Kryetari i sindikatit të punëtoreve të hotelit Muzafer Suljević poashtu shton se është e habitshme se askush nga institucionet shtetërore nuk reagoi për deklaratën e mëvonshëm të pronarëve të Barklit që kompanisë hoteli i ka kushtuar shumë më shtrenjtë se vlera e deklaruar pre  2.5 milion €. /Ulqini Online/