Anxhelina Hadërgjonaj feston 19 vjetorin

December 3, 2011   | Lajmet / Vijesti

Anxhelina është vajza e një personazhi shumë të njohur që dash e pa dashur ka pasur cfarë të fitojë nga gjenet e të ëmës e poashtu edhe nga jeta e saj artistike. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Albërie Hadërgjonaj që karierën e saj e ka realizuar në Shqipëri, dhe tashmë po stërvit pranë krahut të saj të bijën Anxhelinën e cila sapo ka mbushur 19 vjet dhe sot po feston ditëlindjen.

Anxhelina është larguar nga Shqipëria dhe është vendosur në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të vazhduar studimet dhe njëkohësisht edhe për të vazhduar një karierë muzikore.

YouTube Preview Image