Gezim Haxhibeti: Komuna e Ulqinit paditet për 7,5 milion euro

December 3, 2011   | Ekonomia / Ekonomija

Shuma totale e kërkesës që personat fizik dhe juridik kanë ndaj Komunës së Ulqinit në këto momente është rreth 7.5 milionë, tha sekretari i sapoemëruar i Sekretariatit për mbrojtjen e pronës komunale Gezim Haxhibeti. Sipas tij, kërkesat e përgjithshme do të varet nga rezultatet e disa kontesteve, gjegjësisht a do të jetë në favor ose kundër komunës.

– Shuma mund të reduktohet ndjeshëm ose ndoshta mund të rritet pak për shkak të shpenzimeve të procedurës, duke qenë se ka konteste që zgjasin gati 20 vjet. Disa lëndë janë të vjetra, dhe ata e bëjnë një pjesë të mirë të shumës që mund të ngarkojnë ndjeshëm barrën e buxhetit të komunës. Emrat e palëve dhe lëvizjet kronologjinë të kontesteve së shpejti do të bëhen publike – i tha Haxhibeti gazetës Dan.

Poashtu Haxhibeti shtoi se dise lëndë janë ndërprerë. /Ulqini Online/

2