Cungu: Kemi borxh 800.000 € për rrymë,na kërcënojnë me shkëputje nga furnizimi

December 6, 2011   | Lajmet / Vijesti, Politika

Mbledhja e ditës së hënë të parlamentit lokal të Ulqinit ndër të tjera u karakterizua me pyetje të shumta rreth gjendjes financiare në komunën e Ulqinit. Këshilltari i PDS Boro Bashoviq, e më pas edhe këshillari i UDSH-së Mehmet Zenka kërkuan informacione detale rreth borxheve të komunës duke kërkuar shifrën e saktë, ndaj kujt janë dhe kush i ka bërë ato borxhe. Kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu, duke i’u përgjigjur këtyre pyetjeve u shpreh se përgjigjen duhet që ta jap qeverisja e kaluar.

“Nuk është faji ynë që nuk ka të dhëna të sakta për detyrimet. Nuk ka softver që do të na mundësojnë të shohim në tërësi situatën e përgjithshme. Çdo ditë lajmërohen kompani dhe individë të cilët kërkojnë borxhet me vlera prej 20, 30, 80, e deri 200.000 € dhe të gjitha këto janë shpenzimet që nuk kanë qenë të parashikuara me buxhet. Shumë nuk kanë dokumentacion, për shembull, një agjenci udhëtimi nëpërmjet së cilës është shkuar në Shtetet e Bashkuara në kurriz të komunës. Është udhëtuar, janë ndërtuar rrugë, ndriçim para zgjedhjeve dhe kush e di se çka. Taksat nuk janë paguar për 30 muaj dhe nëse janë paguar ato janë kryer në mënyrë selektive. Kemi borxh vetëm për rrymë 800.000 € dhe na kërcënojnë me shkëputje nga furnizimi dhe të gjitha këto janë të trashëguar nga qeverisja e kaluar. Megjithatë, ne nuk do të fshehim asgjë, siç keni bërë ju dhe kur do të kemi informacion të saktë, do të informoheni ju – opozita dhe qytetaret” – ka thënë Cungu. /Ulqini Online/

YouTube Preview Image
6