Ftesë: Mali i Zi në Bashkimin Evropian: “Çfarë përfitoj UNË, e çfarë përfiton QYTETI im?”
Podgoricë, 7 dhjetor, 2011
F T E S Ë
MALI I ZI në BASHKIMIN EVROPIAN:
“Çfarë përfitoj UNË, e çfarë përfiton QYTETI im?”
Qendra për Edukim Qytetar (CGO) në bashkëpunim me Qendrën për Monitorim (CEMI) nga
Podgorica dhe Iniciativën Qytetare (GI) nga Beogradi, është duke implementuar projektin
“Evropa në qytetin tim,” i cili është i mbështetur nga Delegacioni i BE-së në Mal të Zi.
Projekti “Evropa në qytetin tim”, synon të forcojë kapacitetet dhe rolin e komuniteteve lokale
dhe shoqërisë civile në Mal të Zi, në mënyrë që të krijojë një kontribut të qëndrueshme dhe
efektiv për procesin e integrimit në BE.
Një nga aktivitetet e projektit është edhe organizimi i 18 takimeve publike në 9 komuna të
Malit të Zi (Podgoricë, Nikshiq, Cetinë, Ulqin, Budva, Herceg Novi, Bjello Pole, Pljevlja,
Kollashin), gjatë të cilëve do të trajtojmë ato tema që vetë qytetarët i kanë identifikuar si më
interesante dhe për të cilat ata do të donin të dinin më shumë (në aspektin e rregullave dhe
politikave si dhe zbatimin e tyre me standardet e BE-së).
Forumi publik, i shtati me radhë, do të mbahet në Ulqin, të enjten, me 8 dhjetor 2011, në
temën: “Punësimi dhe politika sociale në BE”.
Takimi mbahet në Sallën e vogël të Komunës së Ulqinit, me fillim në orën e 11:00.
Panelistë do të jenë: Dalliborka ULAREVIQ, drejtore ekzekutive e Qendrës për edukimin
qytetar, Gjina GJONOVIQ u.d. e Sekretares për Administratë të Komunës së Ulqinit, Irena
PERIQ, Agjencia e Punësimit e Malit të Zi, Vojin GOLUBOVIQ, Instituti për Studime
Strategjike dhe prognoza i Malit i Zi, Boris MARIQ, Këshilltari ligjor në Qendrën për
Edukim Qytetar dhe Nazif Veliqi, nga OJQ “Horizonti i ri” Ulqin. Panel diskutimi do të
moderohet nga Allmir Çaushi.
Ju mirëpresim!
Me respekt,
Ana Vujosheviq
Koordinatore e programit
Gjina Gjonoviq
Nazif Veliqi
Koordinatorë lokal