Getoari dhe Drini flasin hapur për Dafinën

December 12, 2011   | Lajmet / Vijesti

Dy miqtë e këngëtares së njohur Dafina Zeqiri kanë vendosur të flasin hapur për thashethemet e fundit, të cilat janë adresuar tek këngëtarja Zeqiri. Bashkëpunimi me Getin është realizuar si këngë, por klip nuk do të jetë, pasi Getit ia ka ndaluar Drini. Ata nuk flasin, por Dafina në twitter po mban lidhje miqësore me të fejuarën e Getit, Fllorentën. Se çfarë ka thënë ish-menaxheri Zatriqi për një emision në Kosovë, lexoni në vazhdim…

Getoari: “Ish-menaxheri i Dafinës më ndaloi xhirimin e klipit

Ishte parashikuar që këngës “D&G” t’i realizohet edhe një videoklip në Stokholm të Suedisë, por për këtë gjë Geti nuk kishte udhëtuar atje, por kishte mbetur në Prishtinë, ndërsa për xhirime kishte udhëtuar vetëm Dafina, për klipin e ri “Supernova”. Arsyeja pse Geti nuk kishte udhëtuar bashkë me Dafinën, ishte ndalesa që atij i ishte bërë nga ish-menaxheri i këngëtares Drin Zatriqi. Geti këto gjëra i bëri publike gjatë një interviste të gjatë për televizionin Klan Kosova, duke folur më shumë edhe rreth label-it të ri “Baba Stars”, që si qëllim kishte grumbullimin e këngëtarëve më të mirë nga trevat shqiptare. Geti pranon se realizimin e klipit me Dafinën e ka penguar Drini, kurse thekson se kënga “D&G” është realizuar pikërisht për albumin e saj të ri.

Zatriqi: Dafina ngatërronte jetën private me atë profesionale

Përveç Getit, në këtë intervistë është shfaqur edhe Drin Zatriqi, tashmë menaxher i përgjithshëm i label-it “Baba Stars”. Ky i fundit ka sqaruar rolin e tij të tashëm, duke thënë se punë e tij është menaxhimi i këngëtarëve, organizimi i eventeve dhe koncerteve. Gjithashtu, Drini ka sqaruar për mediat edhe marrëdhënien e tij me Dafinën, duke thënë se disa gjeste të saj e kanë detyruar atë të japë dorëheqjen prej menaxhimit të këngëtares. Madje Drini ka shtuar se këngëtarja Dafina Zeqiri nuk ka ditur të kontrollojë jetën e saj private dhe atë profesionale, duke i ngatërruar të dyja dhe kjo arsye ka detyruar që ata të dy të ndërpresin të gjitha bashkëpunimet. Drini  ka fshirë të gjitha faqet e fansave që ka pasur këngëtarja në facebook, duke e lënë atë me 500 fansa që ka mbledhur brenda këtyre ditëve në një faqe të hapur nga menaxheri i ri, Damir Jahiç (Cekiç).

Panorama Plus
YouTube Preview Image