Magjia letrare e Hajro Ulqinakut

December 12, 2011   | Kulturë / Kultura

 Nga Asllan Bisha

Hajro Ulqinaku është autor i 20 veprave letrare për fëmije. Shkrimtar i detit magjik i cili se la kurrë të qetë edhe kur ishte larg vendlindjes. Një copë det e kishte në shpirt në zemer e mbante me veti dhe në jetën e tij. Kjo dashuri e përcolli gjatë gjithë jetës. Dhe këtë e ndau me fëmijë. Dhe personazhet e tij të vendlindjes u bënë pronë e fëmijëve të Kosovës, por me kohë edhe personazhe gjithkombëtare.

Hajro Ulqinaku tani u paraqit me një libër të rinj “Trilon” që është libër i dy romaneve “Gjiri I shpresës” roman për fëmijë dhe të ri dhe romanin “Limani i qetësisë”: Janë këto dy vepra të zghedhura të autorit për detin ku del në pah fëmijëria, andërrallat e paharrueshme për të pushtuar detin e pafund edhe pse duke u larë në cektina shpirti i tij bridhte thellësive të detit për të zënë peshkun e artë duke kërkuar lumturinë fëmijërore, rinore të njeriut. Kërkimi në gjirin e shpëtimit, në limanit e qetësisë. Në këtë lundrim personazhet nxitojnë për të gjetur lumturinë të cilën e rrënojnë barbarët. Se autori jetoi në kohët barbare. Këta fëmijë he aventurat e tyre janë të mëdha të guximshme për të hulumtuar hapësirat detare për mirëqenie e mbijetesë familjare.

Në romanin “Limani i qetësisë”autori përmes plakut të urtë detar paraqet fatin e njeriut të rrezikuar, I cili nuk kishte mundësi për të shijuar qetësinë shpirtërore ngase biri i tij kishte mërguar.

/Dhe kjo plagë e vjetër nga lashtësia ka rënduar mbi qenien tonë kombëtare/

Luftrat ikja, shpërngulja ishin plagë e rëndë të cilën e përjetoi populli ynë. Frika nga barbarët dhe lufta janë brengë e autorit e plakut të urtë, i cili gëzohet kur djali kthehet në shtëpi me nuse. Kjo është shpresë se jeta po lind dhe ditët më të mira sikur po i kthehen kombit tonë vërehen në roman, i cili me fjali të shkurta, me përshkrim joshes dhe poetik që është veçuri e këtij autori do të jetë vepër e cila mëson edukon fëmiët dhe të rinjtë. Hajro Ulqinaku me përshkrime të ambjentit bregdetar dhe me pasurinë leksike të detit e begaton gjuhën tonë, ndërsa ata që si dinë këto fjalë i gjejnë në një fjalorth të librit i cili ka vlerë dhe lexuesi nga gjiri i shpresës do të strehohet në limanin e qetësisë. Dhe duke lexuar ketë libër të pagëzuar “Triton” do të përjetojë lundrim artistic të rrjedhshëm dhe të këndshëm letrar.

 Koha Javore

1