Parlamenti i ulqinit njëzëri injoron qëndrimet e shoqërisë civile

December 12, 2011   | Shoqëria / Društvo

OJQ-të lokale apelojmë që Komuna e Ulqinit të ndryshojë raportin ndaj organizatave joqeveritare, në mënyrë që ato të mos konsiderohen si kundërshtar dhe pengues të pushtetit.
Të hënën me 5 dhjetor, në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, organizatat e shoqërisë civile shfrytëzuan (pas shumë vitesh) instrumentin “karriga e lirë” për pjesëmarrje në punimet e Parlamentit lokal. Kërkesa, e mbështetur në Statutin dhe Rregulloren e Kuvendit, i është dërguar Kryetarit të Kuvendit në rrugë zyrtare dhe në afatin e paraparë. Megjithëse nga ana jonë u respektuan të gjitha procedurat, Shërbimi i Kuvendit nuk lëshoi asnjë Vendim për pjesëmarrjen e OJQ-ve të interesuara. Si rezultat, pjesëmarrja e përfaqësuesit të OJQ-ve në mbledhjen e Kuvendit ishte shumë e pasigurt, pasi u realizua vetëm në bazë të një “përgjigje” joformale. Duke i anashkaluar të gjitha këto rrethana, përfaqësuesi i OJQ-ve, doli në foltoren e Kuvendit dhe në mënyrë shumë të qartë dhe të argumentuar, paraqiti mangësitë dhe parregullsitë që kishte
Vendimi për themelimin e emituesit publik RTV ULQINI.
Vërejtjet tona konsistuan në përbërjen e Këshillit të RTV UL dhe në mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve që do të propozohen për këtë Këshillë (e që Vendimi në fjalë nuk e parashikon fare). Më konkretisht: Vendimi është i bazuar në modelin të cilin e ka hartuar Bashkësia e Komunave të MZ, me të cilin parashihet që në këshillin e EMITUESIT LOKAL të gjenden 2 përfaqësues të OJQ-ve: 1 anëtar nga OJQ-të që merren me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe 1 anëtar nga OJQ-të e personave me invaliditet. Duke e ditur se B.K.M.Z. harton modelet e shume vendimeve dhe rregulloreve lokale dhe ato iu shpërndan te gjitha komunave si pikënisje / modele, për t’iu lehtësuar punën e tyre, dhe se edhe ky Vendim pothuajse ne tersi është ndërtuar mbi këtë model, OJQ-të reaguan për devijimet e dukshme që janë bërë.
Rasti më indinjues për neve ishte HEQJA e 1 ANTARI TE OJQ-ve dhe VENDOSJA E PERFAESUESIT TE SEKTORIT TE BIZNESIT. Dhe ne me plotë të drejt konstatuam se përfaqësuesi i biznesit HYNË NË KËSHILLIN E RTV-UL NË DËM TË ORGANIZATAVE TË PERSONAVE ME INVALIDITET. A është nevoja që kjo situatë të komentohet më thellë, pra a duhej që një kategori kaq e ndjeshme e shoqërisë, që vazhdimisht gjenden në marginat e përkujdesjes sociale, të eliminohej në këtë mënyrë? Kush do të kujdeset që RTV UL të prodhoj emisione për këtë kategori të shoqërisë e që është obligim ligjor!? Analizën të këtij dokumenti neve e mbështetëm në argumente të forta të bazuara në nenet 5 dhe 17 të këtij Vendimi, por edhe në përvojat e komunave tjera. Dhe për të kuptuar se përse është krijuar e gjithë kjo situatë, Përpunuesit të Vendimit i parashtruam (4 ditë më herët) këtë pyetje: “Cili ka qenë motivi, synimi dhe arsyetimi që Komuna e Ulqinit ka paraparë emërimin e 1 afaristi (përfaqësues i biznesit) në Këshillin e RTV UL?”. Ndërsa, mangësia e dytë e këtij dokumenti është se nuk e parasheh aspak se si duhet te zgjidhet anëtari i Këshillit, kur nga e njëjta kategori vijnë propozime për më shumë se 1 kandidat. Kjo do të thotë se, do të kemi një situatë kur për pushtetin nuk do te jetë aspak e rëndësishme se sa kandidatë do të konkurojnë prej OJQ-ve dhe prej cilës fushë. Për neve ky proces do të jetë shumë i dëmshëm sepse do të favorizohen të “afërmit “ e pushtetit si ndodhi edhe në mandatin e kaluar kur u dëmtua rëndë dhe u përça sektori civil i Ulqinit. Fatkeqësisht, askush nga Administrata e Komunës dhe nga këshilltarët, nuk e pa të arsyeshme të thotë ndonjë fjalë në të gjithë elaborimin e mangësive të Vendimit që paraqiti përfaqësuesi i OJQ-ve. Për befasinë më të madhe, Vendimi u miratua me unanimitet të plotë nga të gjithë këshilltarët e pranishëm Pra, sektori joqeveritar i Ulqinit nga kjo mbledhje e Parlamentit lokal, mori një mesazh shumë të padëshiruar: pavarësisht nga kompozimi i forcave politike në vetëqeverisjen lokale, politikanët lokal në Komunën e Ulqinit vazhdojnë të trashëgojnë paragjykime dhe mosbesim ndaj shoqërisë civile. Prandaj, ne OJQ-të lokale të nënshkruara, apelojmë që Komuna e Ulqinit të ndryshojë raportin ndaj organizatave joqeveritare, në mënyrë që ato të mos konsiderohen si kundërshtarë dhe pengues të pushtetit. Imazhi më real ndaj OJQ-ve nuk duhet të dalë vetëm nga fushatat elektorale, por para së gjithash, nga ndërtimi i raporteve të partneritetit në mes organizatave joqeveritare dhe Komunës, për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta në komunitetin lokale.

(OJQ-të LOKAL: “Monitoring Group – MOGUL”, “HORIZONTI i RI”, “Qendra për marrëdhënie ndëretnike – PAX”, “SHOQATA E PRINDËRVE TË FËMIJËVE ME PENGESA NË ZHVILLIM”, Shoqata e paraplegjikve Ulqin, Fondacioni STUDENTI, “ART DOLCINIUM”, SOS-TELEFONI ULQIN, OJQ “HARMONIA”, OJQ “SHTOJI”, Shoqata “KALAJA”.)

Koha Javore

1