Ulqini në Panairin e Turizmit të Izmirit në Turqi

December 13, 2011   | Ngjarjet - Events

Delegacioni i Malit të Zi, i përbërë nga përfaqësuesit të odes ekonomike – turistike të Malit të Zidhe nga përfaqësues të komunitetit të biznesit, marrën pjesë në panairin ndërkombëtar të turizmit “TRAVEL TURKEY İZMİR”, që mbajt në Izmir të Turqis prej 08. deri 11. Dhjetor 2011 .

Pjesëmarrja e përfaqësuesve Malazezë në këtë panair është me rëndësi, sepse po mundësohet prezantimi i vlerave turistike të Malit të Zi.

Që nga dita e parë e hapjes së panairit, stenda e Malit të Zi prej 60m2 ka zgjuar interesim të madh tek të pranishmit dhe vizitorët për industrinë turistike të Malit të Zi, për shkak të prezantimit atraktiv të resurseve turistike të Malit të Zi.

Me ndihmën e ambasadorit të Malit të Zi në Turqi,z.Ramo Braliq në këtë panair, po merr pjesë edhe komuniteti i biznesit nga Mali iZi, të cilët po paraqesin ofertat e tyre turistike, si dhe po shkëmbejnë informata dhe përvoja me afaristë të ndryshëm.

Në stendat e Malit të Zi do jenë përfaqsuesit të agjensive “Adria DMC”, „UTIP Crna Gora “,Normal tours-om nga Podgorica“,si dhe Organizata turistike e Budves,Tivarit dhe Ulqinit.

Në tre ditët e panairit brenda 40 mijë metrave katrorë të qendrës dhe 600 pjesëmarrës nga më shume se 19 vende nga e gjithë bota shpalosin të gjitha ofertat e tyre turistike, në një kohë kur kriza ekonomike globale e ka prekur edhe këtë industri që vlen miliona dollarë.

Rezultatet e gjithë kësaj pune është qe Mali i Zi konsiderohet nga industritë turistike te vendeve te zhvilluara, si destinacioni kryesor botëror për ujin, por edhe destinacion pushim dimror, për natyrën e mrekullueshme dhe për njerëzit mikpritës.

Pjesmarësit turistik nga Mali i Zi, ndahen duke shënuar një bilanc pozitiv.

LAJME NGA ULQINI
YouTube Preview Image