Turqit nënshkruan marrëveshje për rekonstruimin e disa objekteve në Ulqin

December 16, 2011   | Ekonomia / Ekonomija

Ulqin, 16.12.2011

Kumtesë për opinion,

Dje ne kabinetin e kryetarit të komunës u zhvillua takim me përfaqësursit e agjencisë turke për marrëdhenje ndërkombëtare dhe zhvillim – TIKA. Përveç takimit pune ku u shpalosën propozimet e komunës së Ulqinit për investime që kjo agjenci do zhvillojë në Ulqin u nënshkrua protokoli mbi rekonstruimin dhe sanimin e pullazit në qendrën shëndetësore në Katërkollë. Protokoli u nenshkrua nga Tuncay Çakmak kordinator i programit të TIKA dhe kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu.

Nga pikat e propozuara nga ana e komunës së Ulqinit u aprovuan pjesa më madhe  e tyre nga të cilat vecojmë atë që TIKA do të sigurjnë disa ekspertë nga Turqija.  Një nga fusha e bujqësisë që do punojnë në analizimin e vendeve ku do vendosen disa sere që do jenë donacjon i TIKA dhe ndihmë në avancimin e ulishtarisë dhe një ekspert nga fusha e restaurimeve të monumenteve kulturo historike që do të punojnë në projektin e restaurimit të kalasë së Ulqinit, saktësishët kalldermimit të rrugëve të kalasë të përcjellur me regulimet tjera infrastrukturore, hamamit turk dhe krojeve të vjetra që janë të shtrirë në territorin e komunës së Ulqinit. Projekte që TIKA do to përkrahijnë pas punimit të projektit nga ana e ekspertit Turk.

Projektet realizimi i të cilëve që do filojnë menjëherë janë, projekti i ujësjellësit në Pistull dhe sigurmi i zërimit për Qendrën për kulturë.

Akcent i veçantë është dhënë problemit të ujit të pishëm në Anë të Malit duke kërkuar që të realizohet projekti i bazenit të ujit në Brajshë që do përmirësojnë furrizimin me ujë pjesën më të madhe të Anës së Malit dhe projekteve për zgjidjen e problemit të ujit për Krythë, Kravar dhe Rastishë. Agjencia TIKA eshtë shumë e interesar që të realizojnë projekte të tilla kështu që ky do jetë një ndër projektet më të rendësishëm që TIKA do të realizojnë në Ulqin dhe do jetë realizmi i një nga prioriteteve të komunës së Ulqinit.

Kabineti i kryetarit të Komunës së Ulqinit
Shërbimi për informim

 

 

6