Neser kuvendi themelues i PD – Asgjë nga bashkimi i madh

December 23, 2011   | Ngjarjet - Events

Ditën e shtune do të mbahet kuvendi themelues i partisë më të re shqiptare në Mal të Zi nën emrin Partia Demokratike. Pritet që në këtë kuvend të zgjidhen organet drejtuese të partisë  si dhe vetë kryetari i saj. Sipas të gjitha gjasave pritet që kryetari i parë i Partisë Demokratike të jetë të jetë Fatmir Gjeka, nga radhët e pjesës së shkëputur të UDSH-së.

Edhe përkundër trumbetimit të madh të javëve dhe muajve të kaluar, partia më e re nuk arriti të sigurojë bashkimin e të gjitha partive dhe lëvizjeve tjera që veprojnë në këto treva. Kështu përveç PPD së Ali Rexhës e cila nuk do të jetë pjesë e këtij bashkimi edhe pse një pjesë e kësaj partie e përkrah, sipas informacioneve që qarkullojnë edhe Lëvizja Perpektiva e Amir Hollaj nuk do jetë pjesë e partisë së re. Ende i paqartë mbetet qëndrimi i partisë BDSH kryetar i të cilit është Ali Doda.

Kuvendi i nesërm do të mbahet në sallën e Qendres për Kulturë në Ulqin. /Ulqini Online/

2