Ali Rexhën e largojnë edhe nga partia?

December 24, 2011   | Shtypi / Mediji

Një ditë më parë, pjesa e anëtarësisë dhe udhëheqësisë së PPD e cila hyri në bllok me partinë e re të formuar, Partinë Demokratike, është drejtuar opinionit me një deklarate publike ku thuhet se me shumicën e votave të Këshillit Drejtues të kësaj partie, pas shumë muajsh është bërë e mundur puna e partisë “të cilën e ka penguar deri tani kryetari në largimi saj Ali Rexha”, citon Vijesti.

“Tani janë pjekur kushtet për thirrjen e kongresit të jashtëzakonshëm të partisë. Udhëheqësia e partisë, në përputhje me statutin, rekomandon bashkimin me Partinë Demokratike”, thuhet në deklaratë në të cilën Rexha akuzohet edhe për akte korruptive. ” Nëse është e nevojshme, Rexhës edhe në mënyrë gjygjësore do ia hjekim të drejtën e përdorimit të lokaleve të partisë, makinës zyrtare dhe 10 mijë eurove, të cilat kanë arritur në llogarinë bankare, vetëm disa muaj para përfundimit të koalicionit” thuhet në deklaratë. /Ulqini Online/

Lexo më shumë << Ulqini-Online >>

21