Në Ulqin,u mbajt kuvendi themelues i Partisë Demokratike – 43 Fotografi

December 24, 2011   | Lajmet / Vijesti, Politika

Sot në Ulqin, në sallën e Qendres për kulturë u mbajt kuvendi themelues i partisë më të re shqiptare në Mal të Zi, Partisë Demokratike. Kuvendi për kryetar të partisë  zgjodhi Fatmir Gjekën, për nënkryetarë Astrit Kurtin dhe Fehim Avdiun, kurse funksionin e sekretarit të përgjithhëm të partisë do ta mbulojë Haxhi Sulejmani. Kuvendi miratoi Programin dhe Statutin e partisë si dhe zgjodhi Këshillin Qendror të përbërë nga 27 anetarë.

Kuvendi miratoi po ashtu një deklaratë politike, e cila duke u nisur nga rrjedhat e fundit politike lidhur me te drejtat e shqiptarëve ne Mal te Zi, thekson se PD ”në momentin aktual përkrah të gjitha protestat e partive dhe subjekteve te ndryshme që po vihen në mbrojtje te flamurit kombëtar dhe kunder ligjeve diskriminuese në Mal të Zi”.

Nga te ftuarit kuvendin e kanë përshendetur Nazif Cungu nga Forca, Gjergj Camaj nga ASH, Skender Elezaga nga PSD dhe Amir Hollaj nga LQ ‘Perspektiva’.

Kryetari i posazgjedhur i PD, Fatmir Gjeka, në fjalën e tij si kryetar ka thënë se kjo parti nuk eshte shtim edhe të një subjekti të ri, por bashkim i faktorit politik shqiptarë. Ai shtoi se bashkimi nuk përfundon me kuvendin por PD do vazhdoje te afrojë grupe dhe individë të tjerë në radhë të kësaj partie. /Ulqini Online

 

Autori i fotografive është Fadil Kovaci Facebook

 

53