PPD-ja: Kumtesë për opinion

December 24, 2011   | Ekonomia / Ekonomija

Ulcinj, 23.12.2011

 

Kumtesë për opinion

 

Lidhur me situatën aktuale politike, kryesia e Partisë së Prosperitetit Demokratik në mbledhjën konsultative të mbajtur për realizimin e obligimeve të dala nga mbledhja e Këshillit Drejtues njofton opinionin e gjerë publik si vijon.

PPD mbetet unike në principet dhe qendrimet të cilat dalin nga Platforma politike e partisë e miratuar në Kongresin e fundit të saj. Diferencimi i pjesërishem i disa antarëve dhe ishe funkcionarëve të partisë sonë nuk ndikon në punën e mëtejshme dhe aktivitetet politike të partisë.

Partia më përkushtim është  e angazhuar në formimin dhe konsolidimin e këshillave lokale në ato këshilla ku ndonjë antarë e braktisi partinë duke u aktivizuar në grupacione tjera politike.

PPD asnjëherë nuk ka marrë e as nuk ka shqyrtuar ndonjë ofertë për bashkpunim nga ndonjë parti apo grupacion tjetër politik, e as ka venë në pytje koalicionin apo shkrirjen me ndonjë subjekt tjetër. Prandaj, me këtë rast, njoftojmë opinionin publik se përkundër desinformatave të përhapura nëpër media dhe nëpër rrugë, Partia e Prosperitetit Demokratik nuk i është bashkangjitur asnjë partije apo grupacioni politik të formuar apo në formim e sipër.

Disa individë, me përkrahjen e ndonjë funkcionari të partisë, me vetëdëshirë i janë bashkuar grupacioneve tjera politike vetëm e vetëm për të mbetur në pushtet apo për të ruajtur vëndët e punës. Me rregullat e partisë, si dhe në bazë të principeve demokratike, veprimet e tilla nuk lejohen ndaj, NE konstatojmë se këta individë kanë shkelur rregullat dhe statutin e partisë.

Vendimët qenësore të partisë nuk i bjen as KD as Kryetari i partisë e lërë më individët siç është  rasti te ne, por i bjen organi më i lartë partiak, KONGRESI.

Pas  konsolidimit të organeve partiake, KD së shpejti do të mbajë mbledhjën në të cilën do të shqyrtohen obligimet e udhëheqësisë në këtë periudhe dhe do të vendosë  për masat që duhet të  ndërmirrën në vazhdim.

 

Kryetari,
Ali Rexha

 

4