UDSH-ja: Urime Krishtlindjet
UNIONI DEMOKRATIK I SHQIPTARËVE
DEMOKRATSKA UNIJA ALBANACA
THE DEMOCRATIC UNION OF ALBANIANS
Ulqin, më 24.12.2011
KUMTES PËR MEDIAT
URIME PËR KRISHTLINDJET
Me rastin e Krishtlindjes kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve , z.Mehmet Zenka , në emër të partisë dhe në emrin e tij personal i përgëzon të gjithë besimtarët katolikë ,duke iu uruar shëndet të mirë, gëzime familjeve dhe lumturi në jetë.
Uroj qe gjithmonë jeta e juaj të jetë e mbushur me gëzime,dhe e shndritur me dritë të njerëzisë dhe fatin e lumturisë.
Shqiptarët i kanë festat të përbashkëta pasi janë komb me tri fe. Cilado festë fetarë te shqiptarët është edhe festë kombëtare sepse përparimi i kombit është edhe obligim fetar.
Zoti është Një dhe Atij nuk mund t’i afrohemi pa qenë afër me njëri tjetrin.
Gëzuar festën e Krishtlindjes !
Zoti i bekoftë të gjithë Shqiptarët !
Shërbimi informativ të UDSH-së