Podgorica me e lira,Ulqini dhe Budva me çmime te larta

December 26, 2011   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Çdo ditë konsumatorët e qytetit të Ulqinit përballen me diferencën e çmimeve të produkteve ushqimore nga tregu në treg. Nga një vëzhgim i bërë në tre nga tregjet kryesore të kryeqytetit Podgoricë – Budve dhe Ulqin, diferencat janë mëse të dukshme po të marrim parasysh faktin se i njëjti produkt ushqimor shitet me çmim të ndryshëm, në të tre tregjet. Vëzhgimi u realizua  nga gazeta”Dnevne Novine”. “Nëse do të investigojmë do shohim që kemi  një spekulim prej rreth 20-40% më shumë nga njëri treg në tregun tjetër. Në një situatë kur dihet se sa është prodhimi vendas, dihet se me çfarë çmimi merret produkti nga fermeri, dihen dhe çmimet e importit, atëherë kjo diferencë në çmim është e pajustifikueshme.

Spekulimi  i tregut
Shitësit e Tregut në Ulqin, të pyetur në lidhje më çmimet e larta të produkteve që tregtojnë pretendojnë se malli i tyre është më cilësor se në tregjet e tjera dhe për këtë arsye shitet edhe më shtrenjtë. Por të interesuar nga ana jonë nëse disponojnë një certifikatë të origjinës të mallit, e cila mund të sigurojë konsumatorët për cilësinë e pretenduar, tregtarët e kanë të pamundur të na venë në dispozicion një të tillë. Pra duke u justifikuar me “cilësinë” e produktit shitësit spekulojnë me çmimet. Por edhe nëse vendoset një çmim i lartë për një produkt që predispozohet i mirë, shitësit janë të detyruar të kenë një certifikatë të origjinës së mallit, e cila e siguron konsumatorin për cilësinë e këtij produkti

Çmimet dhe Diferenca
Në fakt spekulime bëhen pothuajse me çdo produkt. Diferenca më e madhe vihet re midis Tregut të Ulqinit dhe dy tregjeve të tjera, ndërkohë që midis këtyre të fundit diferenca është më e vogël, por që sërish është e pranishme. Diferenca vërehen edhe tek produktet e tjera si: domatja, kastraveci, patatja, qepa, molla, spinaqi e lakra. Gazeta në fjal shpjegon se abuzime ka edhe me bukën, miellin apo nënproduktet e qumështit,si dhe produkti I mishit.