Kosova “bllokon” shqiptarët e Malit të Zi dhe të Luginës së Preshevës – Video

December 28, 2011   | Rajoni / Region

Kohë më para Qeveria e Kosovës solli një vendim me anë te së cilit hyrja e automjeteve nga Mali i Zi në territorin e Kosovës kushton 35 Euro. Me këtë pagesë në Kosovë mund të qëndrohet vetem 15 ditë.

Popullata shqiptare që jeton në Mal të Zi është e zhgënjyer nga nje vendim i tillë duke ditur faktin se rrugëtimin për në Kosovë më së shumti e marrin pjesatarët e popullsisë shqiptare nga ky vend dhe se ky vendim bie kryekëput mbi ta.

Problem të njëjtë prej para pak ditëve kanë edhe qytetaret e Luginës së Preshevës të cilëve për të shkuar në Kosovë, duhet të paguajnë 60 euro në vendkalimin administrativ. Lëvizja e Progresit Demokratik që vepron atje, ka reaguar ashpër kundër vendosjes së tarifave për polisat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, duke i quajtur ato të pakuptimta, madje edhe diskriminuese për shqiptarët e Luginës së Preshevës. /Ulqini Online/

http://kosovapress.com/repository/videos/261211_merdare.flv
3