Rryma shtrenjtohet për 6,13 për qind në Mal të Zi

January 1, 2012   | Ekonomia / Ekonomija

Prej 1 janarit qytetarët do të paguajnë energjinë elektrike për 6,13  për qind  më shtrenjtë. Kështu vendosi sot Komisioni Rregullator për energjetikë, vendim i cili është ndryshe nga ai i ditës së hënë kur u vendos që çmimi i energjisë elektrike të shënojë rritje prej 6.8%. Sipas komisionit rregullator për energjetikë në këtë rritje të çmimit janë marrë në shqyrtim të gjitha shpenzimet e  kompanive energjetike në  Mal të Zi për të cilat ky komision edhe e ka rritur çmimin e energjisë elektrike. Me çmimin e ri të energjisë elektrike, 1 kilovat orë energji elektrike do të kushtojë në linjën një tarifore  7,93 centë kurse ajo dy linjore, 1 kilovat orë energji elektrike do të kushtojë 7,68 centë,transmeton Portal Analitika.

Lajme nga Ulqini

2