Dritan Abazoviq: Vendimi i PSD lenë gjurmë

January 3, 2012   | Shoqëria / Društvo

Dritan Abazoviq- Përfaqësuesit e shqiptarëve në Parlamentin malazezë duhet të hartojnë platformë të përbashkët

Përfaqësuesit e shqiptarëve në Parlamentin malazezë duhet të hartojnë platformë të përbashkët dhe kështu të jenë unanim në kërkimin e zgjidhjeve për problemet e shumta të kësaj popullate , konsideron politikologu Dritan Abazoviq.

Ai , duke komentuar aktivitet e deputetëve të cilët përfaqësojnë shqiptarët në parlament theksoi se puna e tyre ishte e pritur dhe ndoshta nuk është reale të pritet diçka më tepër. Ai megjithatë theksoi se e kënaq fakti se partitë shqiptare kanë arritur të formojnë klubin e deputetëve.

TVCG

Shqiptaret duhet të kenë një platformë të përbashkët

Politikologu nga Ulqini Dritan Abazoviq mendon se përfaqësuesit e shqiptarëve në parlamentin malazez duhet të krijojë një platformë të përbashkët dhe kështu të jetë unike në kërkimin e zgjidhjeve për problemet e shumta të popullsisë shqiptare në Mal të Zi.

Abazoviq, në një deklaratë dhënë agjensionit MINA poashtu shton se është e padrejtë që deputeteve shqiptarë në parlmentin e Malit të Zi akoma nuk iu është mundësuar me rregullore që opinionit ti drejtohen në gjuhën amtare.
“Kushtetuta thotë se gjuha shqipe është në përdorim zyrtar në Mal të Zi, dhe është krejtësisht e palogjikshme që një dispozitë e tillë nuk mund të përdoret në institucionin kryesor të shtetit, siç është parlamenti,” shprehet Abazoviq.

Ai, duke komentuar aktivitetetin e deputeteve shqiptarë në parlamentin malazias, tha se puna e tyre është në suazat e të pritshmes dhe se është joreale të pritet diçka më shumë. /Ulqini Online/


1