PDS mbështet Hajdinagën për ministër – Mjafton fjala e kryeministrit

January 3, 2012   | Shtypi / Mediji

Zëdhënësi i PDS, partisë kryesore të pozitës në Mal të Zi, Rajko Kovaçeviq tha se nëse Qeveria propozon Hajdinagën për ministër i të drejtave të njeriut dhe të pakicave, partia e tij do ta mbështes këtë vendim.
“Është me rëndësi  që kryeministri i cili përcakton anëtaret e qeverisë të jap një propozim të tillë shumicës parlamentare, me shpresën se shumica do ta përkrah”, tha Kovaçeviq.
Duke u përgjigjur pyetjes nëse Unioni Demokratik i Shqiptarëve duhet të shqyrtojë vendimin për kandidaturën e Hajdinagës për ministër, Kovaçeviç tha se “të gjithë duhet të bëjnë punën e tyre”, citon CDM.

“Dyshimet në lidhje me faktin nëse Hajdinaga ka abuzuar me pozitë i detyron autoritetet që të bëjnë punën e tyre. Mendoj që edhe Hajdinaga ka thënë të njëjtën gjë”, përfundoi Kovaçeviq. /Ulqini Online/

3