Sabriu: Nuk fitoj sa mendojnë të tjerët

January 6, 2012   | Lajmet / Vijesti

Edhe pse viti 2011 e përcjelli me shumë fat dhe sukses përsëri nuk arriti të vetkënaqet me fitimet që pati në angazhimet e tij muzikore.

Kjo për faktin siq thotë edhe vet Sabriu kushtet ekonomike kanë ndikuar që të bie puna e këngëtarëve tanë kudo që kanë performuar qoftë brenda apo edhe jashtë vendit.

“Edhe pse identifikohem si këngëtarë që fitoj shumë, përsëri them se kjo nuk është e vërtetë sepse duke u nisur nga shpenzimet mund të them se fitimet nuk janë as sa gjysma. Fillimisht e menaxhoj vet punën time, nuk kam asnjë që përkujdeset dhe më ndihmon në këtë profesion.

Paguaj kompozitorin, tekstshkruesin, paguaj videoklipin me çmime mjaftë të larta, ndërsa për të realizuar një album duhet një investim i madh. Kur ke parasysh që albumin nuk ta blen askush, sepse menjherë futen në internet dhe aty mund t’i gjesh të gjitha, atëherë edhe produksioni nuk ta paguan. Të shitet një CD 70 cent është gjynah i madh, andaj me këtë ballafaqohen këngëtarët tanë.

Nuk jam këngëtarë italian, amerikan, por jam këngëtar i Kosovës që 2 vjet shtet”, ka thënë ai për “Zërin”. Ndërrimin e moteve Sabriu si gjithnjë e priti me artdashësit e tij në diasporë, ku thotë se arriti të kalojë një mbrëmje të mrekullueshme. “Natën e parë të vitit të ri e kam kaluar me adhuruesit e mi në diasporë respektivisht në Hagen të Gjermanisë. Ndërsa natën e dytë e kam kaluar me më të dashurit e mi në ambientin familjar”, thotë ai. Sabriu uron që në vitin 2012 të ketë sa më shumë fat dhe suksese në karrierë.

Thashetheme
YouTube Preview Image