Ulqini po zbrazet se po ia rrëmbejnë të tjerët perspektiven

January 6, 2012   | Ekonomia / Ekonomija

Ulqini, qytet i banuar me shumicë absolute shqiptare autoktone, është duke përjetuar krizën më të rëndë ekonomike dhe politike në gjysmë shekullin e fundit. Nuk ka investime, as vende të reja pune, ish-ndërmarrjet shoqërore janë shkatërruar dhe i kanë blerë njerëzit që synojnë ta zhysin e ta zbrazin këtë qytet.

KosovaLive

Vazhdim  Lajme nga Ulqini

Ulqini përballë kolapsit ekonomik

Kriza globale ekonomike dhe mosanëtarësimi i Malit të Zi në NATO dhe BE janë dy arsyet kryesore për mungesën e investimeve nga jashtë në ekonominë e këtij vendi.

Ulqini për herë të parë gjendet para një kolapsi të ekonomik dhe financiar, prandaj qeveria duhet të ndërmarrë masa antikrizë, për ta zbutur sadopak impaktin ndaj ekonomisë dhe papunësisë në vend.

Ulqinit i nevojiten edhe një sërë masash të reja antikrizë, sepse në të kundërtën shteti do të përjetojë një cunami ekonomik. Ulqini duhet të harrojë se do të vijnë investues të huaj dhe do të sjellin para në Ulqin.

Qeveria e Ulqinit duhet të përqendrohet tek investimet vendore dhe në punësimet e reja.
Në Mal të Zi për çdo ditë anulohen investimet e huaja duke shfaqur mosinteresim për investime të projekteve të tyre.

Duke u mbështetur të disa të dhëna që janë publikuar, Mali I Zi në aspektin ekonomik për shkak të krizës botërore ekonomike ,këtë vit që sapo ka filluar duket se nuk do ta fillojë mirë. Këtë vlerësim e kanë dhënë edhe analistët dhe ekspertët ekonomik, të cilët theksojnë se vendi ynë do të përballet me anulim të investimeve të huaja në vlerë të përgjithshme prej rreth 450 milionë euro.
http://www.velikaplaza.info/gallery/video/stream.php?f=Velika_Plaza_movie_Jan_2009.flv

1