Kumtesë: Këshilli i Bashkësisë Islame në Ulqin

January 8, 2012   | Shoqëria / Društvo

BASHKËSIA ISLAME ULQIN NË RRUGË PËR TË RREGULLUAR MË MIRË ÇËSHTJET E VARRIMEVE DHE VARREZEVE

Duke filluar prej datës 01.01.2012, janë futur në fuqi disa Vendime të cilat i ka sjellur Këshilli i BI Ulqin, e që kanë të bëjnë me varrime, me të cilat dëshirojmë ti njoftojmë të gjithë besimtarët musliman. Qëndrimi i të gjithë stafit të KBI Ulqin është se varrezet, mirëmbajtja dhe ndërtimi i tyre kanë dalur jashtë kontrollit dhe se medoemos duhet të vendoset një rregull në lidhje me to. Dëshirojmë që besimtarëve musliman t’ia bëjmë të qarta rregullat e mirëfillta islame që kanë të bëjnë me varrin dhe pamjen e tij. Sipas dispozitave të ligjit fetar islam, ndërtimi i varrit lejohet vetëm në atë masë sa të mos humbet varri, pra përafërsiht një pëllëmbë mbi tokë, pamja e tij të jetë sa më modeste, mund të vendosen nishanet (shenjat) te koka dhe këmbët, dhe në te të shkruhet emri, mbiemri dhe data e lindjes dhe e vdekjes. Dukuria e vendosjes së fotografive, busteve dhe figurave të ndryshme nëpër nishane është diçka që e dëmton shenjtërinë e varrit të muslimanit. Pothuajse e njëjta gjë mund të thuhet edhe për lulet pllastike që vehen mbi varre. Varri mund të ketë një gjelbërim mbi të, sepse bari e madhëron Zotin e gjithëmëshirshëm, dhe i vdekuri mund të përfitojë nga kjo, por kjo nuk mund të thuhet edhe për lulet pllastike, të cilat, pas disa kohëve erërat e ndryshme i shpërndajnë në mes varreve të tjerë, edhepse ato, në shikimin e parë, mund të duken të bukura. Në lidhje me këtë apelojmë te të gjithë, që t’i heqin fotografitë, bustet apo figuarat e ndryshme nga varret e familjarëve të tyre. Në vend që të bëjnë këso lloj shpenzimesh, i udhëzojmë ata që të ndihmojë një të varfër në emër të të vdekurit apo të bëjë një mirësi (hajrat) nga e cila kanë dobi njerëztit e tjerë. Vetëm në këtë mënyrë i vdekuri do të kenë dobi nga ai shpenzim. Poashtu, dukuria e rrethimit të vendeve të rezervuara të varreve me llojlloj telash, gardhesh me materiale të ndryshme, janë pasojë e së kaluarës, më saktë e frikës që të mos i uzurpohet vendi i rezervuar. Si pasojë e kësaj, kemi vakuume të mëdha të krijuara mes varreve, e çka është më keq edhe rrëzime të njerëzve nëpër varre, sidomos të pleqëve. Prandaj, apelojmë te të gjithë ata që e kanë bërë një gjë të tillë, që sa më parë t’i heqin rrethimet që kanë bërë, ndërsa KBI Ulqin me stafin e tij garanton sigurinë e vendeve të rezervuara. BI Ulqin ka dy muaj që ka punësuar një punëtorë, me pagë mujore, me qëllim të mirëmbajtjes së varreve, i cili është çdo ditë prezent në varreze dhe do të mirëmbajë varrezet që janë pronë e BI Ulqin, si edhe disa varreze private me të cilat KBI Ulqin ka bërë marrëveshje. Për këtë, secili familjar i cili ka të varrosur një apo më shumë persona të afërm në këto varreze obligohet që të paguajë shumën vjetore prej 5,00 € për një varr, duke filluar me vitin 2012. Personat që kanë familjarët e vet të varrosur në këto parcela, duhen të lajmërohen në zyren e KBI Ulqin, çdo ditë prej 8-14h, për ta bërë këtë pagesë. Për këtë risi, familjarët do të njoftohen nga KBI Ulqin edhe përmes telefonatës apo ndonjë mënyre tjetër.

Me rastin e lajmërimit të rastit të vdekjes, nëse xhenazja varroset në varrezet që janë pronë e BI Ulqin (Sallakut dhe Meterizit), pala do të nënshkruajë një kontratë me KBI Ulqin në të cilat janë të paraparë të gjitha kushtet të cilave duhet t’i përmbahet pala, sidomos kur është fjala për ndërtimin e varrit. Sipas Vendimit të ri, pamja e varreve prej tani e tutje duhet të jetë unike për të gjithë varret. Secili njeri i cili të afërmve të vet dëshiron t’ia ndërtojë varrin mund ta bëjë ate vetëm sipas modelit që ka përcaktuar KBI Ulqin. Për këtë, së pari duhet të lajmërohet në zyren e KBI Ulqin dhe të pajiset me një leje të posaçme, të cilën e lëshon sekretari i KBI Ulqin. Pa këtë leje, askujt nuk do t’i lejohet ndërtimi i varrit! KBI Ulqin në përpjekje për t’ia lehtësuar familjarëve që kanë rastin e vdekjes, ofron edhe shërbimin e transportit të karrigave dhe filxhaneve për kafe e çaj, deri te shtëpia dhe anasjelltas, shërbim ky i cili do të paguhet 20,00 € për të dy drejtimet.

Edhepse rregullat e reja në fjalë mund të mos jenë në pajtueshmëri të plotë me të gjitha konceptet njerëzore, kërkojmë mirëkuptim nga të gjithë qytetarët, sepse kjo, mesiguri, do të jetë në të mirën e të gjithë neve. Kemi vendosur t’i themi stop dukurisë “varret e turqve”!!!

 

Këshilli i Bashkësisë Islame

ULQIN


51