Si u prit Viti i Ri ne Ulqin e ju si e pritët…

January 8, 2012   | Kulturë / Kultura

Si kudo në botë, edhe tek ne në Ulqin, nata e vitit të ri festohet në mënyrat nga më të ndryshmet. Pritja e vitit të ri nuk bëhet më në mënyre të organizuar si vite më parë, por që kohen e fundit rinia ka festuar dukë bër mini organizime në lokale të caktuara.
Gjithë ata djelmoça të ri në Ulqin, gjithë ata biznismena, gjithë ata kafexhi e restoranxhi, gjithë ata njerëz pa punë,askujt nuk i ra në mend me u organizu, me u angazhu, me ndërmarrë diçka për festimin e Vitit të Ri, me “vra dy miza me nji të ramun”: edhe me i mledhë Ulqinakët familiar në një sallë, lokal, hotel,apo restorant,etj.

Festa mbaroi, ndërsa qyteti Ulqinit vazhdon të jetë i heshtur. Pas festimeve që janë bërë tetë ditë me radhë, tani mungon gjallëria dhe se në rrugët e boshatisura nuk ka më babadimër.
Qyteti vazhdon të jetë ende i heshtur dhe se heshtjen e prish vetëm një numër i vogël i qytetarëve të cilët shëtisin rrugëve të Ulqinit sikur me qenë 15 janari thot Dritan Abazi në talk show “Piramida”.

Gjallëri vërehet vetëm në kafenetë e qytetit, në të cilat si gjithmonë edhe në raste të tilla festash nuk mungojnë të rinjtë, të cilët pas festimeve që kanë bërë, dalin ta pinë kafen e një viti të ri që kaloi.

Dikur organizimi përqëndrohej në qendrën e qytetit apo në plazhin e vogël (në Ranë) ku atmosferës me muzik live i bashkangjitej turma e madhe e njerëzve, të kapur përdore në valle, aty këtu duke cakruar gotat në duar, dhe gjithnjë në shoqërim të zhurmës së fishekzjarreve paralajmëruese të natës së vitit të ri që po vjen. Ndërsa tani, kjo tradite u shua me kalimin e kohës, duke mos pas një arsye të shëndosh se pse!
Qytetarët e Ulqinit si zakonisht edhe këtë vit, kanë pasur preferenca të ndryshme se si ta kalojnë natën e ndërrimit të moteve. Disa nga ta kanë preferuar të qëndrojnë në shtëpi dhe të festojnë me familje, ndërsa disa të tjerë kanë zgjedhur edhe lokalet e ndryshme, që këto net festive t’i kalojnë me shoqëri.

Organizimi i vitit të ri në Ulqin nuk ka ndonjë rëndësi të vecant sikur në vendet e tjera, dhe nuk arrin kulmin e festës përderisa në vendet e europës rëndësi të vecant i kushton vet komuna dhe organet shtetërore duke organizuar pritjen e ndërrimit të motmoteve në sheshet kryesore të qytetit dhe me një turm masive që ndoshta përfshin një shumicë të vet qytetit.
Një vend si Ulqini, me kaq numër të rinjve, dhe nivel edukativ, meriton një organizim prestigjioz mu në mes të qendrës së këtij qyteti të vogel, por ja që politika e mjerueshme , dhe rrethanat që jan krijuar nga vet politika shtetërore, ka ndikuar që një gjë e till të shuhet dhe të jet e pamundur të organizohet. Eshtë fakt që mjerimit që ështe krijuar, në një vend si ky, në skaj të botës, i ka kontribuar vet politika e gabuar e pushtetit dhe vet shtetit, më njerezit që udheheqin pushtet, dhe që si fryt i punës së tyre rrjedh i tër ky pasivitet, bastardim i traditave, kulturës dhe tjerave që gjithnjë e kan mbajt të gjall këtë popull, dhe që me vite e kan trashëguar.
Sikur baba dimër ka humb rrugën për në “qytetin e harruar të Ulqinit”, prandaj edhe sensi i natës së vitit të ri shpesh e humb kuptimin bashk me dëshirat e shumta që mbeten të zymta në vitet që vin e shkojn mes nesh.
Pa ambicione, pa vullnet të fortë, pa vetëdijeni, pa seriozitet, angazhim të parezervur, investim (faktori kryesor- se prej asgjas nuk vjen asgja), pa marketing pa përgatitje sistematike, kontrata të forta me shkrim dhe verifikimin e tyre para organeve gjegjëse të komunës nuk mundet me u fillu as mbaru me sukses asnji pune.
Ne vazhdojn të jetojm dhe punojn në Ulqin, përderisa dëshirat e vitit të ri, së pari për një jet më të mir, nuk u realizuan asnjëher.

Lexuesi nga Ulqini
YouTube Preview Image

3