Port Milena “Bomba ekologjike” gati per te shperthyer

January 15, 2012   | Reportazh / Reportaža

Problemet ekologjike në Ulqin pritet t’ju vije fundi,por sot ndodhë e kunderta.Ndotja e Port Milenës shkaktohet dhe nga mbetjet që vijnë nga Ulqini. Alarmi është dhënë nga specialistë dhe drejtues të shoqatave mjedisore .Krahas problemeve të tjera që po kalon kanali I Port Milenës si pasojë e papastërtive dhe inerteve të shumta që shkarkohen në brigjet e tij, organizatat jo qeveritare nga qyteti I Ulqinit kanë ngritur zërin edhe për problemet që i vijnë. Ekologet thojnë se me zgjidhjen e problemit të Kanalit të Braticës zgjidhet edhe një pjesë e mirë e problemit të Port Milenës.
Dy emrat e lartë përmendur tashmë janë bërë të njohur në tërë rajonin si pika të zeza ekologjike.
Port Milena dikur vend atraktiv për shumë turistë të huaj, i shndërruar dekadave të fundit në “Bombë ekologjike” është në pritje të fatit.
Ekologet deklarojn se për zgjidhjen e problemit të Port Milenës duhet edhe ndërhyrja e shtetit sepse kostoja është marramendëse.
Ligjet e reja të aprovuara kohëve të fundit për taksën ekologjike rikthejnë shpresën e humbur për zgjidhjen e këtij problemi dhe mënjanimin e “Bombës ekologjike” nga shteti ekologjik.
OJQ i bëjn apel qeverise për marrjen e masave konkrete për parandalimin e ndotjes së Port Milenës, pasi nëse do të vijohet në këtë mënyrë, kjo pasuri e madhe natyrore, rrezikohet të humbë vlerat e saj turistike.

FOTO – Ismet Karamanaga Facebook


1