Fjala e deputetit Mehmet Bardhi me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë – Video

January 17, 2012   | Opinione, Politika

Fjala e deputetit të Parlamentit të Malit të Zi, Mehmet Bardhi:

E nderuara Kryetare e Parlamentit zonja Topalli,

I nderuar Kryeministër i Shqipërisë zotëri doktor Berisha,

I nderuar Kryetar i Republikës së Kosovës zotëri Krasniqi,

Të nderuar deputet nga të gjitha viset shqiptare pra Kosova, Maqedonia,
Lugina e Preshevës, të Malit të Zi,

Të nderuar përfaqësues të diplomacive, mysafir, zonja dhe zotërinj,

Përshëndetje të ngrohta dhe të përzemërta me rastin e kësaj mbledhje, të këtij kuvendi shqiptar e gjithë shqiptar.

Në emër të deputetëve shqiptar nga trojet shqiptare në Mal të Zi dhe në emër të shqiptarëve nga Mali i Zi ju përshëndes përzemërsisht dhe ngrohtësisht  në këtë 100 vjetor! Vlen të kremtojmë dhe duhet të jemi krenar, edhe për flamurin edhe për shtetin, edhe për shtetet dhe obligim për të ardhmen më të mirë. Shqiptarët në Mal të Zi asnjëherë nuk e patën pozitën e mirë  as të mirë, por po punojmë që të bëhet mirë dhe duhet të punojmë.

Tëposhta më e madhe ishte atëherë kur në 48 u mbyllën dhe na i mbyllën kufijtë me Shqipërinë. Atëherë ne na këputën një damar të qafës. Prandaj zonja dhe zotërinj deputet dhe të gjithë ju shqiptar le të jetë dhe kjo e sotmja, ky kuvend me përfaqësues, me deputet nga të gjitha viset shqiptare një vazhdim i lidhjes së damarit të këputur, i shërimit të plotë.

Gëzuar!

Faleminderit!

Kuvendi i Republikes së Shqipërisë
VIDEO ZËRI I AMERIKES
YouTube Preview Image

2