Së shpejti ekpropriimi i tokave në rrugën Krythë – Katerkollë

January 17, 2012   | Ekonomia / Ekonomija

Drejtori i Drejtorisë së Komunikacionit, Veselin Grboviq, në takimin që ka zhvilluar ditë më parë , ka bë të ditur për “Portalin Analitika”se ndërtimi i rrugës Krythë – Katerkollë, ku “Presim që në mënyrë që më pas të bëhet ekspropriimi i tokës dhe të fillohej puna sa me shpejt. Të gjitha punët përgatitore janë kryer dhe unë pres që të fitojmë lejen e ndërtimit në mënyrë që pas sezonit turistik të nisim ndërtimin e kësaj magjistrale”, ka thënë ai.

“Të gjitha punët e domosdoshme për fillimin e realizimit të këtij projekti janë kryer. Projekti është reviduar. Ai është punuar në mënyrë cilësore. Prandaj presim që mbas sesonit turistik të filloj puna në aksin Krythë – Katerkollë me gjatësi prej 4.750 metra.

Ai ka theksuar se mjetet financiare për ndërtimin rrugës për Sukubinë, që sipas përllogaritjeve paraprake ka kap vlerë 2,5 milionë euro,që janë siguruar nga buxheti.

Diçka për aksin rrugorë Ulqn – Sukubin – Muriqan
Nis ndërtimi i rrugës që lidh aksin ,Ulqin – Katerkollë – Sukubin – Muriqan,dhe kjo vlerësohet si një mundësi më shumë për zhvillimin e turizmit në këtë zonë me resurse të rëndësishme.
Edhe gjatë vizitës së Nënkryetarit të Qeverisë së Malit të Zi për politikën ekonomike dhe sistemin financiar, Vujica Llazoviq, ka premtuar gjatë vizitës së tij në Ulqin se deri në fillim të sezonit të ardhshëm turistik në Ulqin do të përfundojnë katër projekte të mëdha infrastrukturore. “Do të përfundojë ndërtimi i Urës së Port Milenës, ujësjellësi rajonal do të mbërrijë deri në Ulqin, do të fillojë të funksionojë deponia regjionale e cila është e rëndësishme jo vetëm për Ulqinin, por edhe për Tivarin, dhe deri atëherë do të arrijmë të përfundojmë rikonstruktimin e rreth 6.2 kilometra rrugë nga Katërkolla deri në Sukubinë”, ka thënë ai.

Në realizimin e këtij projekti, sipas burimeve zyrtare të komunës së Ulqinit, janë parashikuar standardet e një investimi cilësor dhe në përshtatje me zonat e zhvillimit të turizmit.
Fshatrat e Anës së Malit dhe në tërësi bregdeti i Ulqinit, spikasin jo vetëm për bukuritë natyrore të një zone bregdetare, por edhe për vlera arkeologjike e kulturore, në funksion të turizmit. Në këtë pjesë të bregdetit, ka nisur të plotësohet struktura turistike me hotele private dhe lokale të shumta, ndërkohë që ndërtimi i rrugës,deri para pak muajsh do amortizohet tërësisht,ku dhe do të përmirësojë komoditetin e lëvizjes së automjeteve ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipëris.

Diçka për trafikun;Rruga Ulqin – Sukubin – Muriqan

Rruga Ulqin – Sukubin – Muriqan shumëfishon marrëdhëniet tregtare,turistike dhe marrëdhëniet e gjithanshme me Shqiperin,Kosovën dhe Maqedoninë.“Rruga Ulqin – Sukubin – Muriqan do të jetë rruga e fluksit të madh turistik”, vijoi kryetari i komunës së Ulqinit me një fluks turistëve në ditën e sotme prej 6000 kalimeve kufitare në ditë.

Kjo rrugë lidh Ulqinin me tregun e Shqiperisë,Kosovës dhe Maqedonisë, pra hap një perspektivë të madhe zhvillimi ekonomik për qarkun e Anës Malit. Me përfundimin e kësaj rruge Ulqini do të ketë lidhjet më moderne më Tiranën, Prishtinën, Shkupin.
Rruga Ulqin – Sukubin – Muriqan do të jetë rruga e fluksit të madh turistik. Këtë verë qindra e mijëra qytetarë me origjinë shqiptare dhe jo shqiptare, kanë kaluar pushimet në brigjet e detit të Ulqinit. Ne shprehim mirënjohjen më të thellë ndaj tyre dhe bëjmë zotimin solemn se do të bëjmë çdo gjë që atë ta përfundojmë rrugën mbrenda këtyre viteve,në mënyrë që turistet të vijnë në Ulqin në kushtet më komode.

YouTube Preview Image
1