Ulqini ende vazhdon të jetë pa WC publike

January 19, 2012   | Shtypi / Mediji

Foto: Samir Adrovic - Vijesti

Ky është qyteti i Ulqinit me një gjendje dëshpëruese, ku njeriu ndeshet me një realitet dramatik, prej momentit kur del nga shtëpia, e deri kur kthehet, në një rrugëtim i cili të sfidon me mungesa të gjithfarshme, elementare.
Prandaj, për ta ndërruar a sanuar këtë gjendje, duhet një vullnet kolektivë, një besueshmëri e fuqishme se kjo gjendje mund të ndryshohet. Dhe në këtë mision, i cili duhet të ketë karakter përtej politikë, duhet të involvoheshin e mobilizoheshin gjitha kategoritë shoqërore që mund të ndihmojnë në forma të ndryshme.

Pse Ulqini ende vazhdon të jetë pa WC publike. Në mungesë të tyre, njerëzit duhet të gjejnë zgjidhje alternative, si hyrjet nëpër lokale, në hapësirat gjelbëruese, e që në fakt qytetit i japin një imazh jo të mirë.
Qytetarët thonë se një projekt kaq i vogël është vonuar aq shumë e të mos flitet për projektet e mëdha, të cilat sipas tyre, vështirë se do t’i realizojë Komuna e Ulqinit.
Problemi i toaleteve publike në Ulqin apo në pjesë tjetër të qytetit është i ndjeshëm sidomos gjatë sezonit turistik ku numri i pushuesve mund të jetë i madhë.

Në fakt që qytetit ti japin një imazh të mirë,sikurse shumë premtime te të parit të Ulqinit, se qyteti do të bëhet me WC publike dhe me rrugë sikurse qyteti i Tivarit, kjo deri më tash nuk është parë se ka ndodhur.
Prandaj i bemë thirje të parit të Ulqinit  që për “Projekte të vogëla për nevoja të mëdha”dhe  vendosjen e disa WC-ve publike shumë shpejt  të realizohen në komunen e Ulqinit.

YouTube Preview Image
23