Më 28 – 29.janar në Ulqin do të mbahet Festivali VII i Këngës për Fëmijë

January 22, 2012   | Kulturë / Kultura, Ngjarjet - Events

Festivali VII i Këngës për Fëmijë “Ulqini 2012″ do të mbahet në Ulqin më 28 – 29 janar 2012. Festivali organizohet nga Qendra e Kulturës Ulqin nën patronatin e Komunës së Ulqinit.
Në Festivalin e sivjetshëm do të marrin pjesë solistë nga Shqipëria, Kosova si dhe nga Mali i Zi”, thotë drejtori i Qendrës së Kulturës Ulqin,Nail Draga, duke theksuar se ekziston interesim i kënaqshëm për pjesëmarrje në edicionin e sivjetshëm.
Pjesëmarrësit në Festival duhet të plotësojnë kushtet e përcaktuara me konkurs, ndërsa përzgjedhja e këngëve do të bëhet nga juria e Festivalit.
Në Festivalit të sivjetshëm është dhënia e çmimeve speciale, si dhe çmimi për tekstin më të mirë.
Përveç këtyre dy çmimeve, do të ndahen edhe çmime për interpretuesin më të mirë dhe për komponimin më të mirë.

Lajme nga Ulqini
YouTube Preview Image