100 ditëshi i Qeverisë Cungu

January 23, 2012   | Intervista / Intervju

Mundësinë për këto keqpërdorime e kanë krijuar në mes tjerash edhe shpenzimet e pakontrolluara të mjeteve buxhetore në udhëtimet e shumta dhe të panevojshme jashtë shtetit si për shembull në SHBA, Austri, Gjermani, Luksemburg, Turqi, Bullgari, Ukrainë, Itali, Kroaci etj. Të gjitha këto pa kurrfarë raporti se ku kanë shkuar dhe cilat janë rezultatet e atyre udhtimeve.

Tejkalimet në realizimin e buxhetit në anën e shpenzimeve dhe keqpërdorimi i mjeteve financiare të qytetarëve nga tatimet dhe taksat, gjithashtu kanë ndikuar në krijimin e klimës negative dhe gjendjes së përgjithshme në komunën e Ulqinit.

Këto shpenzime, të fshehura vite me radhë, të përdorura në fushata elektorale për blerjen e votave, duke ndarë qytetarëve çimento, hekur, zhur, material për ujësjellës dhe elektrik, tani na janë paraqitur si kërcënim për funksionimin e administratës dhe për bllokim të xhiro-llogarisë.

Gjithashtu bazë për keqpërdorime të mëdha ka qenë edhe mungesa e transparencës në fushën e urbanizmit ku është vepruar me premtime, kushtëzime dhe kërcënime.

Ne kemi qenë të bindur se si opozitë kemi bërë zhurmë të madhe duke folur për parregullsi, por tani po shihet se sa pak kena qenë të njoftuar me përmasat e këtyre parregullsive në komunën e Ulqinit.

Brenda komunës nuk ka funksionuar sistemi informativ, nuk ka funksionuar web faqja, nuk ka pas rrjetë interneti , sekretariatet kanë funksionuar pa programe kompjuterike adekuate, dhe të gjitha këto janë bërë qëllimisht, që të shtinë huti dhe mos të mundësojnë përcjelljen e ligjshmërisë në punën e organeve të pushtetit lokal.

Qytetarë të nderuar, më besoni, është shumë e vështirë të pranosh në kabinet punonjësit e komunës që i kanë plotësuar kushtet për pensionim dhe nuk mund të realizojnë pensionin sepse dikush nuk e ka bërë pagesën e obliguar për tatime dhe kontribute por parat e tyre i kanë shpenzuar në blerjen e telefonave celulare, lap-topave, ose në ushqim, pije, udhëtime, komisione, zbavitje dhe gjëra të tjera që nuk mund ti paramendoni.

Secili nga ne dëshiron të dëgjoj fjalë të bukura por më së pari duhet të vlerësojmë gjendjen reale dhe të përgatitemi për një të ardhme më të mirë.

Ne jemi në fazën e analizave në të gjitha ndërmarrjet publike dhe së shpejti do të dalim në Kuvend me propozime konkrete. Për tre muajt e kaluar kemi tentuar të mbulojmë rrogat, por me keqardhje konstatojmë se kjo nuk mjafton.

Ndërmarrjet publike kurrë ndonjë herë nuk kanë qenë në gjendje kaq të vështirë.

Ne do të bëjëm çdo gjë për përmirësimin e kësaj situate.

Të nderuar qytetarë, ne kemi obligim të ju njoftojmë për aktivitetet që kemi ndërmarrë në këto 100 ditët e para dhe atë se çka do të punojmë deri në fund të vitit.

Të gjithë e dinë që ne si pushtet i ri kemi trashëguar një situatë të vështirë financiare, që vlerësohet me obligime mbi 20 milion EURO. Ju përkujtomë se buxheti vjetorë i Komunës sillet rreth 4 deri në 5 milion EURO, çka do të thotë se borxhet janë sa 4 deri ne 5 buxhet vjetore.

Të premten e kaluar kam pas takim me autoritetet e Kompanis së Elektrodistribucionit. Komuna e Ulqinit ka borxhin më të madh ndër komunat e Malit të Zi. Së bashku me ndërmarrjet publike, borxhi ynë kap shifrën prej mbi 700.000 EURO. Ndërmarrjes komunale publike do ti bllokohet xhiro-llogaria për shkak të borxhit prej 271,000 EURO, kurse Komuna i ka borxh NP Komunale rreth 850.000 EURO. Ky ashtë vetëm një shembull. Pushteti i kaluar nuk i ka paguar as stipendit e premtuara studentëve që i kanë pasur borxh. Këtë obligime dhe të tjera i kemi kryer ne dhe përsëri do ti i kryejm.

Të dhënat për borxhe i kemi të sistematizuara në CD dhe ato do të janë publike, pra edhe për ju.

Me shumë seriozitet jemi duke bërë analizën e borxheve dhe programimit për kthimin e tyre në periudhën e ardhshme. Gjatë hartimit të Buxhetit për vitin 2012 kemi marr mendimet dhe sugjerimet e Ministrisë për financa, dhe kemi filluar me aplikimin e tyre.

Prej nëntorit të vitit të kaluar, nuk është vazhduar angazhimi i punëtorëve që kanë qenë në afet të caktuar. Kështu kemi zvogëluar numrin e punëtorëve për 19 veta. Gjithashtu kemi filluar edhe me përgatitjet për pensionimin e atyre punëtorëve që i plotësojnë kushtet. Deri tani janë pensionuar 5 punëtorë.

Të gjitha shpenzimet operative i kemi ulur në minimum: Shpenzimet e karburantit kontrollohen, udhëtimet realizohen vetën brenda vendit ne mënyrë racionale, shpenzimet e reprezentacionit bëhen vetëm për zyrtar në minimum dhe shpenzimet e zyrave janë rreptësishtë të kontrolluara.

Kemi ulur rrogat e të punësuarve për 10%

Kemi hartuar programin e kursimit të energjisë elektrike, konkretisht kemi vendosur programin për shfrytëzim ekonomik të dritave në orët e mbrëmjes. Me këtë do të bëhet kursimi i energjisë elektrike për 65,000 EURO në vit.

Kemi arritur marrëveshje për kompensim me Elektroekonomi për shumën prej 320.000 EURO.

Sekretariati për mbrojtjen e pronës së komunës ka bërë evidentimin e të gjitha lëndëve kontestuese dhe obligimeve të mundshme financiare si pasoj e tyre.

Kemi realizuar takimet me gati të gjitha bankat komerciale që kanë përfaqësitë e veta në Ulqin. Bankat i kemi njoftuar me planet tona zhvillimore në periudhën e ardhshme dhe kemi fituar premtime për përkrahje si për komunën ashtu edhe për qytetarë dhe ndërmarrje ekonomike.

Kemi realizuar disa takime me Bankën Botërore. Me përkrahjen e Ministrisë për zhvillim të qëndrueshëm dhe turizëm, kemi arritur të sigurojmë 1.000.000 euro për blerjen e pajisjeve për pastërti. Fjala është për 4 kamion, një makinë për pastrimin e rrugëve, një cisteternë për ujë, një traktor, 400 kontejner prej 1,1 m3, 20 kontejner prej 5m3 si dhe 20 kontejner prej 7m3.Të gjitha këto pajisje duhet të jenë në disponim deri më 30 qershor të këtij viti.

Kemi pas disa takime me përfaqësuesit e TIKA nga Turqia për ndihmë në realizimin e disa projekteve: kemi paraqitur ndërtimin e rezervuarit në Brajsh, kërkimin e një zgjidhje për furnizim me ujë për fshatrat Rashtish dha Kravar , fillimin e hulumtimeve në Kryth, rregullimi i hamameve në Ranë,infrastruktura në Kala,etj.

Kemi bërë transformimin e Ndërmarrjes publike UPIN në Agjenci për ndërtim dhe zhvillim.

Kjo Agjenci ka filluar me hartimin e disa projekteve. Prioritet i kemi dhanë projektit të rregullimit të qendrës së Shtojit. Projekti ideor është i përfunduar dhe do të organizohet diskutimi publik në Shtoj. Për këtë Projekt kemi planifikuar të investojmë 150.000 euro.

Në këtë Projekt të rregullimit të Qendrës së Shtojit kemi planifikuar edhe gjelbërimin e kësaj zone. Për këtë qëllim kemi mbështetjen e Rockfeler brather fondation me 27.000 euro.

Jemi në fazën përgatitore të programit për rregullimin e parkingjeve. Varësisht prej mundësive financiare do të vijoj edhe realizimi i këtij projekti për realizimin e sistemit të parkimit .

Me përfaqësuesit e Vodakoma dhe KfW kemi arritur marrëveshje për angazhimin e një eksperti të pavarur i cili do të bëj analizën dhe vlerësimin e tër sistemit të ujrave të zeza dhe do të japi një zgjidhje për pastrimin e këtyre ujrave. Ndërtimi i këtyre sistemeve parashihet të realizohet për disa vite me radhë.

Sistemet e kanalizimeve që derdhen në det, te Holegroja dhe në Plazh të madhe, janë në fazën e kërkimit të zgjidhjes dhe presim se do te realizohen para sezonit turistik. Për këtë investim kemi siguruar mjetet.

Planet urbanistike

Është formuar komisioni komunal për urbanizëm

Problemet shumëvjeçare rreth aprovimit të planeve urbanistike më në fund kanë filluar të zgjidhen. Për tre muajt e parë, me sukses kemi filluar të lëvizim çështjet e të gjitha planeve urbanistike, që kanë filluar në periudhat e më hershme. Kemi arritur të përgatisim, të fitojmë pëlqimet dhe më në fund të miratojmë ndryshimin e Planit hapësinor për lokalitetin Mali i Bris.

Gjithashtu, për këtë lokalitet kemi miratuar dy studime lokacioni për ndërtimin e dy komplekseve turistike prej të cilave njëra është kthesë e madhe pozitive në të zhvillimit të turizmit në Ulqin, e kjo është tereni për golf me 18 vrima. Ky investim parashihet në shumën prej 150 mil EUR.

Në fillim të shkurtit presim të arrij investitori dhe të filloj përgatitjet për realizimin e projektit.

Kompleksi i dytë turistik, në afërsi të qendrës për golf, duhet të jetë afër 50 mil EUR. Për gatishmërinë dhe momentin e fillimit të investimeve presim të njoftohemi brenda këtyre ditëve. Me miratimin e këtyre dokumenteve kemi parandaluar dëmet e mëdha për komunën e Ulqinit në bazë të kontratave të dëmshme që ka nënshkruar pushteti i mëparshëm.

Jemi duke punuar me përkushtim për aprovimin e planeve dhe dokumenteve lidhur me fillimin e ndërtimit të hotelit “Jadran”. Kemi filluar ndryshimet e PDU me të cilin sigurojmë lokalitetin për 13 familje që duhet të zhvendosen. Ne si komunë do të japim truallin dhe do të lirojm prej pagesës së komunalive.Këto aktivitete i realizojmë në bashkëpunim me Ministrin për zhvillim të qëndrueshëm dhe turizëm.

I kemi bërë të gjitha përgaditjet për aprovimin e Planit urbanistik për hotel “Galeb”. Për hotel “Galeb” do të organizoimë shumë shpejt,mbledhje të re të jashtëzakonshme të Kuvendit komunal.

Kemi bërë përgatitjet për fillimin e ndërtimit të kompleksit turistik LIMAN II. Investimi arrin vlerën prej 10 mil euro. Për këtë investim kemi përcaktuar interesin e përgjithshëm dhe kemi filluar eksproprijimin për të siguruar rrugën përkatëse. Punimet do të fillojnë së shpejti.

Kemi organizuar diskutimin publik mbi PGJU për zonë Ulqin-Qyteti si dhe ndryshimet dhe plotësimet për PDU Pinjesh 1 dhe 2, Metrizi 1,2 dhe 3,Meraja 1 dhe 2,Rana.Deri tash kemi aprovuar tre dokumentat e par. Ndryshimet tjera pritet ti aprovojmë për disa ditë.

Qytetar të nderuar,të gjitha këto plane kanë qenë në fioka dhe jotransparente. Nuk janë dërguar Ministrisë në mendim dhe dhënjen e pëlqimit. Ne i kemi përpunuar,përmirësuar,plotësuar dhe i kemi vua në procedurë.

Aprovimi i këtyre planeve do të jen vendimtare për ardhmërin e Ulqinit.

Plani detal urbanistik “Fusha e Ulqinit” është shqyrtuar nga Komisioni për urbanizëm, janë dhënë vërejtjet dhe materiali është dërguar përpunuesit për aprovim të ndryshimeve. Presim që së shpejti ta aprovojmë edhe këtë Plan.

Me Programin i rregullimit hapsinorë për vitin 2012 kemi filluar përgatitjet për hartimin e planeve dhe dokumentacioneve përkatëse edhe për 1000 hektar. Për këtë dedikim nevojiten më se 1 milion euro.

Dokumenti më i rëndësishëm urbanistik, Plani hapësinor i komunës së Ulqinit, këto ditë do të dal në diskutim publik. Këtë dokument e ka financuar Qeveria e Malit të ZI dhe shpresojmë se do ta miratojmë deri në fund të këtij viti. Me miratimin e këtij dokumenti Ulqini do të filloj një fazë të re të zhvillimit.

Krahas kësaj jemi duke punuar edhe në Planin strategjik për zhvillimin e komunës së Ulqinit. Kemi formuar edhe Komisionin konsultativ prej 35 anëtarësh.

Me ministrin e zhvillimit rural dhe bujqësisë z/ Tarzan Millosheviq dhe bashkëpunëtorët e tij, kemi mbajtur mbledhje me prodhuesit e bujqësisë në Komunën tonë. Kemi arritur marrëveshje për hapa konkrete për periudhën e ardhshme. Prioriteti është dhënë projekteve MIDAS për mbështetjen e zhvillimit të bujqësisë.

Gjithashtu kemi arritur marrëveshje rreth aktiviteteve për përgatitje të hartimit të dokumentacionit përkatës për argjinaturën në lumin Buna.

Së shpejti do të përfundohet Vendimi për rregullimin dhe mirëmbajtjen e ullishtës.

Me vendimin e Kuvendit komunal të Ulqinit kemi dhanë lokalitetin Ujësjellësit rajonal për ndërtimin e rezervuarit për ujë,pa pagesë. Me kërkesën tonë janë siguruar mjetet për vazhdim të aksit të ujësjellësit deri në Plazh të madhe me gjatës prej 1773 m. Presim që punimet deri te pompa e karburantit të përfundojnë para sezonit turistik.

Për aksin rrugor Sukobin-Ulqin, faza e parë, Kuvendi komunal i Ulqinit ka aprovuar Vendimin për lirim nga pagesa e komunaleve. Pritet që faza e parë të përfundoj para fillimit të sezonit turistik. Kurse pas përfundimit të sezonit duhet të filloj realizimi i fazës së dytë deri në Kryth, dhe gjatë vitit 2013 duhet të rezultojë i kompletuar ky aks rrugorë deri në Ulqin. Në atë rrugë,Tash filloimë rekonstruimin e ujësjellsit prej Katërkolle deri në Selit. Këtë investim e bëjmë me mjetet tona.

Deponia sanitare Mozhura: duhet të përfundohet para fillimit të sezonit turistik . I kemi përfunduar të gjitha përgatitjet e përbashkëta me komunën e Tivarit. Ky investim realizohet me mjetet financiare te Bankës botërore. Përmasat e pjesëmarrjes janë: Ulqini 35% kurse Tivari 65%.

Me Drejtorinë për ujëra kemi bërë marrëveshjen për hartimin dokumentacionit projektues dhe mënyrën e realizimit për: Argjinaturën e lumit Buna, sheun e Katerkollës dhe përronin e Klleznës. Gjithashtu jemi në kërkimin e modaliteteve për rregullimin e Port Milenës.

Kemi arritur marrëveshje për disa aktivitete: asfaltimi i rrugëve të dëmtuara Zogaj – Shënjergj. Do të bëjmë edhe asfaltimin e disa rrugëve para fillimit të sezonit turistik.

Shumë nga këto aktivitete që kemi numëruar janë në mënyrë direkte të lidhura me sezonin turistik. Së shpejti do të dalim me një Program të posaçëm për përgatitjen e sezonit turistik.

Programet IPA: kemi bërë përgaditje të shumta për IPA programe me të cilit konkuroim në mjetet që na i jep Unioni Europian. Në këto Fonde ka mjete falas,lirisht të them pa kufi. Vetëm a jemi të aft për të i realizuar.

Programet e aprovuara: Projekti “Pajisja me mekanizim për mirëmbajtjen e plazheve në komunën e Ulqinit”, .Vlera e përgjithshme 230.000,00 euro. Projekti është në fazën e realizimit. Me Projekt planifikojmë blerjen e dy makinave:

1. Kamion për pastrimin e plazheve

2. Makina dore për pastrimin e plazheve

Makinat do të jenë në pronësi të ndërmarrjes publike komunale dhe ato do arrijnë në Ulqin para sezonit turistik.

Projekti “Çelja e Qendrës për aftësimin e grave në Ulqin dhe në Durrës”, fondi IPA Adriatik.

Projekti parasheh kurse të gatimit, rrobaqepësisë, gjuhës angleze, kursit për kompjuter për femra nga Ulqini dhe Durrësi. Vlera e përgjithshme e projektit është 1.000.000,00 euro, prej të cilave për komunën tonë 300.000,00 euro.

Projekti M2RES- analiza e zonave margjinale në territorin e komunës së Ulqinit, fondi Evropa Juglindore. Buxheti i përgjithshëm është 1.901.875,16 euro. Buxheti për komunën tonë është 87.906,20 euro. Partneri është ENEA nga Italia. Projekti ka për qëllim hartimin e një studimi për zonat margjinale në bregdetin e Malit të Zi dhe propozimin e masave për shfrytëzimin e këtyre zona për energji reproduktive. Zonat margjinale në këtë projekt paraqesin: deponit joformale, fabrikat e mbyllura, objekte e braktisura ushtarake etj.

Projekti MARUBI, fondi i bashkëpunimit ndërkufitar Mali i ZI – Shqipëri. Vlera e përgjithshme e projektit 426.000 euro ( për komunën tonë 197.000 euro ), në partneritet me bashkinë e Shkodrës. Projekti ka për qëllim krijimin e rutës turistike MARUBI dhe valorizimin e saj për qëllime turistike.

Projekti “Trashëgimia kulturore pa kufij”, fondi i bashkëpunimit ndërkufitar Mali i ZI – Shqipëri. Vlera e përgjithshme 112.000 euro ( komunë sonë 57,000 euro). Partneriteti me komunën Vau i Dejës. Projketi ka për qëllim promovimin e vlerave folklorike në mes të aplikantëve.

Aktivitetet në vijim : IPA ADRIATIC

ADRIATIC WELFARE MIX, – Projekti i dedikohet avancimit të sistemit të përkujdesjes sociale, me kyçje të ofertave private të shërbimeve sociale. Partneri është bashkia e Tiranës. Partnerët tjerë janë nga Italia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi. Vlera totale e Projektit është 2.580.000,00 euro, prej të cilave për komunën tonë 387.000,00 euro.

A.C.T. – projekti i dedikohet avancimit të zonës së Detit Adriatik. Partnerët janë nga Italia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Sllovenia dhe Mali i Zi. Vlera totale e Projektit është 2.167.953,43 euro, prej të cilave për komunën tonë 112.894,70 euro. Disa nga aktivitetet kryesore të projektit janë vendosja e rrugës për biçikleta dhe këmbësor në zonën e përcaktuar si dhe rritja e kualitetit të ofertës turistike.

ADRI ACT – projekti ka për qëllim integrimin, mirëmbajtjen, dhe menaxhimin me trashëgimi kulturore dhe valorizimin për qëllime turistike në territorin e konkurruesve. Partnerët në projekt janë nga Italia, Shqipëria, Mali i Zi, Sllovenia dhe Kroacia.

Vlera totale e projektit është 1.970.588,00 euro, prej të cilave për komunën e Ulqinit janë të planifikuara 200.000,00 euro.

I-AGRI – projekti është nga fusha e bujqësisë dhe parasheh disa masa për avancimin e gjendjes në këtë fushë. Partnerët në projekt janë Italia, Greqia, Kroacia, BdheH, dhe Mali i Zi. Vlera totale e projektit është 2.354.919,00 euro, nga te cilat për Ulqinin 223.647,00 euro. Projekti ka për qëllim analizën e gjendjes ekzistuese dhe aplikimin e teknologjive të reja në bujqësi.

Programi për Evropën Juglindore, komuna e Ulqinit ka vendos partneritet ne gjithsejtë 6 projekte:

SEE. NTINEL – Vendosja e sistemit për alarmim te hershem nga rreziku i përmbytjeve dhe rrëshqitjeve me anë të teknologjisë satelitore. Partnerët ne projekt janë Italia, Kroacia, Bullgaria, Shqipëria dhe Mali i Zi. Vlera e përgjithshme e projektit është 1.800.000,00 euro nga te cilat për komunën e Ulqinit janë të dedikuara 175.600,00 euro

ALERUID – Analiza e rrëshqitjeve te terrenit dhe një sërë masash për sanimin e tyre. Partnerët janë nga Italia, Mali i Zi dhe Shqipëria. Vlera e përgjithshme e projektit 1.154.000,00 euro, per Ulqin 55.000,00 euro

D-DEA – Hartimi i studimit Due Diligence në fushën e bujqësisë. Partnerët janë nga Italia, Greqia, Bullgaria, Shqipëria dhe Mali i Zi. Gjithsejt 2.281.000,00 euro, Ulqinit 210.000,00 euro.

IMPAAS- Sanimi i deponisë josanitare HIJA. Partnerët nga Italia, Mali i Zi dhe Shqipëria. Vlera e përgjithshme e projektit 4.290.000,00 euro nga te cilat Ulqini merr 100.000,00 euro dhe Ndërmarrja publike komunale e Ulqinit 636.000,00 euro

LAND.MAN.PRO- projekti nga fusha e rregullimit hapësinor. Aplikimi i teknikave bashkëkohore në urbanizëm dhe rregullim hapësinor. Partnerët janë nga Italia, Rumunia, Hungaria, Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria. Gjithsejtë 2.791.635,12 euro, Ulqinit 379.699,23 euro

CIP – Projekti nga fusha e kulturës, aplikimi i partneritetit privat me ate publik. Partnerët: Italia, Rumunia, Hungaria, Bullgaria, Shqipëria, Kroacia dhe Mali i Zi. Gjithsejtë 1.280.000,00 euro, Ulqinit 90.000,00 euro

Bashkëpunimi ndërkufitar Mali i Zi-Kroaci (thirrja është e çelur deri me 5 mars 2012)- Komuna e Ulqinit është duke e përgatitur projektit per ndalimin e peshkimit ilegal dhe vjeljen e paligjshme të përstacave. Partnerët ne këtë projekt janë: Komuna e Konavles, EDI- Iniciativa demokratike evropiane dhe Hapi i gjelbër. Vlera e projektit është 150.000,00 për palën Malazeze.

Qytetar të nderuar,

Ky ashtë vetëm fillimi në përgaditjen e programeve për Fondet e Unionit Europian për mjete falas. Ju ftoi ju dhe shoqatat joqeveritare të marrin pjesë me ideja dhe së bashku të i përpunojmë dhe të konkuroimë. Ky ashtë një realitet që komunat e shumta në rajon i shfrytëzoinë tash sa vite.

Ne lidhje me problematiken e Valdanosit kena marr masa konkrete dhe kontakte me perfaqesuesit e ministrive dhe te Mirave detare me qellim te hapjes se dialogut dhe zgjidhjes perfundimtare te kesaj problematike. Presim aksione te perbashketa me qellim te regullimit dhe te pastrimit te ullishtes se Valdanosit si dhe regullimin dhe shfrytezimin e plazhit. Te Mirave detare i kena propozu qe shfrytezues i plazhit te jet Komuna e Uqinit.

Per aksionin e regullimit dhe revitalizimit kesaj ullishte presim perkrahjen finasiare e fondit Rockfeler brothers.

Jemi te qëndrimit qe ne kuadër te rregullimit hapësinor Kryporja e Ulqinit te trajtohet me te njëjtin destinim qe e ka edhe tani.Vazhdimi i prodhimit te krypes,ruajtja e ambientit e posacarisht mrojtja e shpezve qe per teritorin e Komunes se Ulqinit nga shume organizata nderkombetare jane te regjistruara si teritor me randesi te nivelit evropiane.

Sa i perket te Mirave detare bejme tentative qe te ndikojme ne ndryshimin e kufirit e te Mirave detare dhe te menaxhimit. Ne lidhje me kete kemi aprovua përfundime ne Kuvendin komunal qe duhet te mundesoin ato ndryshime.

Vendosja e sistemit informativ – kemi hartuar projektin e ndërtesës së komunës në formë digjitale i cili ka për qëllim vendosjen e sistemit informativ dhe rrjetëzimin e internetit për të gjitha organet e administratës lokale, si lidhje aktive mes sekretariateve, që do të na shërbej si bazë për përpunimin e shpejt të të dhënave, për transparencë dhe për komunikim më te lehtë me qytetarët.

TRANSPARENCA:Me të ardhur në pushtet, kemi vendosur përsëri web faqen e Komunës dhe me këtë kemi rritur informimin e qytetarëve dhe transparencën e aktiviteteve të administratës vendore. Me sajtin ekzistues nuk kemi qenë të kënaqur dhe kemi nis hartimin e sajtit të ri që sot do ta lëshojmë në funksion. Në sajtin e ri mund të merren shumë informata, të shtrohen pyetje dhe jepen propozime.

Kemi përshpejtuar procedurën e japjes të informatave në bazë të Ligjit për marrjen e lirë të informatave. Kemi nënshkruar marrëveshjen me Asociacionin joqeveritarë Mogul, për bashkëpunim, transparencë, efikasitet dhe shpejtësi në dhënien e informatave.

Kemi mundësuar organizatave joqeveritare prezencën dhe pjesëmarrjen në seancat e Kuvendit komunal.

Në ditët në vijim do të formojmë dhe Komisionin e posaçëm për luftë kundër korrupsionit.

Kemi mbajtur 157 takime me qytetarët dhe kemi evidentuar të gjitha vërejtjet e tyre, nevojat, kërkesat dhe në bazë të tyre do të mundohemi të përmbushim pritjet e tyre. Në bazë të disa kërkesave të përsëritura do të bëjmë zgjidhje sistematike të disa problemeve.

Qytetarë të nderuar,

Ky vit duhet të jetë viti i kthesës vendimtare për zhvillimin e Ulqinit. Të gjithë presim me padurim, mirëpo, këto janë procese që zgjasin. Ne kemi filluar me aprovimin e planeve dhe dokumenteve programore që komuna e Ulqinit i pret që 20 vite.

Siç keni ju të drejtë të kërkoni nga unë përgjigje dhe aksion, edhe unë kam obligim të kërkoj nga ju që të inkuadroheni, të ndihmoni administratën vendore. Taksat dhe tatimet duhet të paguhen kurse ne do të ju informojmë rregullisht ku dhe si i shpenzojmë parat e juaja. Taksa e banimit për turistë duhet të paguhet për ti mundësuar turistëve pushim të këndshëm në qytetin tonë.

Për pastërti duhet të kujdesemi të gjithë, mos lejoni që dikush të ndot ambientin dhe të hedh mbeturinat e shtëpisë ose atë ndërtimor në vendet ku nuk lejohet. Paraqitni ata dhe ne do të marrim masa të menjëhershme.

Mendoj se në këto 100 ditët e para kemi qenë mjaft aktiv por kjo nuk është as përafërsisht ajo që tani planifikojmë të angazhohemi për përgatitje sa më kualitative të sezonit turistik. Presim që ky sezon turistik të jetë më i mirë se ai i kaluari, për atë arsye ju ftoj të përpiqemi të gjithë së bashku që vërtet të jetë kështu.

Ulqin, 23, 01, 2012.

Link: http://ul-gov.me/

50