Kryetari i KNSH-së takohet me deputetet shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi

January 24, 2012   | Reportazh / Reportaža

KËSHILLI NACIONAL I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI

NACIONALNI SAVJET ALBANACA U CRNOJ GORI

ALBANIAN NATIONAL COUNCIL IN MONTENEGRO

Nr.05/12

Ulqin më, 23.01. 2012


KUMTESE PER OPINION

 

Të hënën me datë, 23.01.2012 me iniciativën e kryetarit të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi, z. Tahir Tahiri,në Ulqin u mbajt një takim pune me deputetet shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi – anëtarë të Këshillit Nacional të Shqiptarëve.

Temë kryesore e këtij takimi, ku morën pjesë deputetët: Mehmet Bardhi, Vasel Sinishtaj, Luigj Shkreli dhe Genci Nimanbegu ka qenë; Çështjet aktuale lidhur me të drejtat e shqiptarëve në Malin e Zi – cenimi i të drejtave, me theks në Ligjet e aprovuara në kohë të fundit por edhe më përpara, si dhe Veprimet të cilat duhet të ndërmarrë KNSH- ja për realizimin dhe avansimin e këtyre të drejtave.

Pas debateve konstruktive dhe të argumentuara lidhur me temën në fjalë, ku u përmendën një për një,  të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Malin e Zi. në fund të takimit, njëzëri u aprovuan  këto përfundime:

  • Përkrahet dhe përshëndetet iniciativa e kryetarit të KNSH-së për organizimin e këtij takimi  me deputetët dhe takimeve të tjera të kësaj natyre në të ardhmen, ku do të diskutohen çështje me rëndësi jetike për shqiptarët në Malin e Zi.
  • Në koordinim me deputetet shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi, Problemet aktuale dhe kërkesat lidhur me të drejtat e shqiptarëve,edhe njëherë tu adresohen  Institucioneve më të rëndësishme shtetrore të Malit të Zi.
  • Me problemet e shqiptarëve në Malin e Zi, në mënyrë të detajuar të njoftohen dhe Institucionet ma të larta të  Shqipërisë, Kosovës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.
  • Me qëllim të sensibilizimit sa më të madh të problemeve të shqiptarëve para opinionit vendas dhe të huaj, të drejtave të cenuara , si dhe realizimin dhe avansimin e të drejtave  shqiptarëve në Malin e Zi,  opsion shumë real  mbetet  organizimi i  Protestës Qytetare, si mjet demokratik për realizimin e qëllimeve dhe të drejtave të cenuara e të mohuara.
  • Për të gjitha çështjet e lartëpërmendura do të diskutohet edhe në mbledhjen e rregullt të radhës të KNSH-së e cila do të mbahet në ditët në vijim.

SEKRETARTI  I KNSH-së

Daut Ceka

1