Kulmi i famës në kohën e mbretit Gent – Mbi të kaluarën e Ulqinit (2)

January 29, 2012   | Opinione

Prof. Dr. Ruzhdi Ushaku
S’do mend se ky qytet i lashte ilir, sikur edhe shume qytete te tjera antike ne bregdetin Adriatik, si vendbanim sadopak i urbanizuar, nuk ka mbetur jashte ndikimit te kohes se formimit te kolonive dhe tregjeve greke ne brigjet e Mesdheut, perkatesisht jashte pasojave te lidhjeve kulturore e tregtare te ketij qyteti ilir me Greqine. Kete e deshmon qeramika helene e zbuluar ne kete lokalitet, e vecanerisht altari i sakrifices kushtuar hyjneshes se gjuetise Artemises (Artemisit) me mbishkrimin perkates:

TO KOINON TON ΛATOMON APTEMI(ΔΙ)ΕΛΑΦΑΒΟΛΟΙ
BASHKËSIA E GURGDHENDËSVE IA NGRIT ARTEMIDË ELAFAVOLËS

Ne lidhje me kete altar, kemi nje informate se eshte gjetur rreth vitit 1960 te Perroi i Ranes, ne nje varr afer shtepise se Vllado Strugarit, prej nga eshte bartur ne oborrin e shkolles fillore rreze muranave te Kalase e pastaj ne Muzeun e saj. Keto pohime te deshmitareve ulqinake (Pepo Vogliqi, perkatesisht Mishko Miliqi), mund te konsiderohen realiste, aq mepare se nuk ka deshmi te tjera per gjetjen e ketij altari in situ, gje qe i shton gjasat qe mos te konsiderohet si vazhdimesi e ndertimit apo urbanizimit te qytetit te Ulqinit me pranine edhe te gjurmeve te kultures helene, sic ishte rasti me disa qytete a koloni te tjera te lashta te Adriatikut dhe me gjere.

Kulti i Artemises, perendeshes se gjuegjuetise, dhe i vellait te saj Apollonit, sic dihet, ishte i njohur ne Del e Delf te Greqise, ku kane ekzistuar altaret e tyre. Prania e ketij altari ne Ulqin flet, mendojme ne, per marredheniet e ketij qyteti ilir me vende te Greqise dhe per pjesemarrjen e muratoreve apo mjeshterve greke ne ndertimet e pjeserishme te qytetit. Ne anen tjeter, edhe ne Delf jane gjetur helmeta ilire, si deshmi e kontakteve dhe marredhenieve te ndersjella, mirepo eshte i pamohueshem fakti se lidhjet e forta tregtare te Ulqinit antik me Greqine kane ndikuar ne zhvillimin e tij si emporion i rendesishem ku eshte bere tregti me “sende te qyteterimit te larte antik dhe me mall te gjysme-perpunuar apo te perpunuar nga iliret”. Keto te dhena duket se gjejne mbeshtetje edhe ne pohimin e ilirologut A. Stipceviq i cili, me te drejte konstaton se “Nuk mund te studiohet e kaluara e Ballkanit, madje as e tanishmja, pa njohjen e elementit ilir. Gjithcka qe ka ndodhur ne Ballkan prej kohes se mesme e kendej, ne nje fare menyre, eshte ndertuar mbi ate shtrese qe ne e quajme ilire. Pra, cdo tregim per Ballkanin fillon me iliret.”

Pervec disa motiveve karakteristike per kulturen ilire qe mund te verehen ne realizime artistike te amforave dhe vazove me Artemisen si figure qendrore, jemi te mendimit se ne instancen e fundit mund te hetohen paralelizma apo pandane te Artemises greke, Dianes romake dhe Thana-s ilire, perkatesisht Zana-s shqipe. Ne kete kontekst, tiparet e Zanes apo zanave e xhindeve ne perrallat shqiptare, pervec tjerash dallohen edhe me pranine e kengeve dhe valleve te cilat i kane shoqeruar perendite ilire, greke, romake, pra edhe ato iliro-shqiptare. Gjurmet e qyteterimit te lashte verehen edhe ne fragmente dhe gypa te ujesjellesit prej guri apo qeramike, ne tempuj pagane te shnderruar me vone edhe ne kisha apo rezervuare te ujit, aq te nevojshem ne rrethana te caktuara te gjallerimit te qytetit.

Qyteti ka pasur fame te madhe ne kohen e shtetit ilir e sidomos kur ka sunduar mbreti i fundit ilir Genti. Shtrirja e qytetit antik te Ulqinit eshte karakteristike me pershtatjen e ndertimeve te objekteve sipas terrenit. Kjo verehet qe nga ballina e jashtme e murit qiklopik, qe si e pjerret i pershtatet terrenit, e deri te ndertesat e objektet e tjera qe u pershtaten pozitave te tarracave. Kjo i perngjan tipit te ndertimit te ashtuquajtur pergam i cili eshte zbatuar edhe ne ndertimin e metutjeshem te Ulqinit mesjetar. Perndryshe, funksionaliteti i ketij tipi te ndertimit mund te verehet edhe ne formen e rruges kryesore dhe rrugicave te adaptuara per komunikim, sipas kushteve te terrenit.

Pas perfundimit te luftes se fundit iliro-romake, me c’rast u shkaterrua mbreteria e Gentit, e deri ne shekullin XI, Ulqini gezon nje autonomi te konsiderueshme dhe ekziston si nje lloj republike e vogel ne te cilen lulezon jeta tregtare dhe detare. Me vone arrijne e nderrohen pushtues te ndryshem qe e lakmonin shume kete qytet te rendesishem dhe atraktiv.

Emri i Ulqinit sipas burimeve të shkruara
Sa i takon emrit te Ulqinit antik, deshmia e pare ne forme te shkruar ndeshet te Plini i Vjeter i cili, ne vepren e tij Naturalis historiae, pohon se Ulqini antik (Olcinium) me pare eshte quajtur Col-chinium, pra Kolkin apo Kolhin, sipas kolkasve apo kolheve, themeluesve te pare te tij (“Olcinium quod ante Colchinium dictum est, a Colchis conditum.”).

Sipas nje hipoteze, emri me i hershem Colchinium ka te beje me kolket apo kolhet nga Azia, si themelues te ketij qyteti, ne mbeshtetje edhe te te dhenes mbi poetin helen Apolonin nga Rodosi i cili, kur kendon per argonautet, thote se kolket jane vendosur ne trevat ilire. Shkencetaret gruziane emrin e Kolhides (Kolkides) e vene ne raport edhe me emrin Koλχis qe ndeshet te Ptolemeu, perkatesisht me stacionet Colchis dhe Colchion nga Tabula Peuntingeriana. Mirepo, me kete rast harrohet se kolket ishin edhe nje fis ilir i cili, sipas Plinit te Vjeter, kishte themeluar qytetin bregdetar Orik (NH,23(26). Ne anen tjeter, edhe vete struktura urbanistike e Kalase dallohet me nje origjinalitet tjeter ilir, pervec bedenit ilir qe u zu ne goje, nga fakti se si fortese nuk gjendet jashte vendbanimit, por perbrenda bedeneve bashke me vendbanim.

Tit Livi e permend Ulqinin si Olcinium, kurse banoret e Ulqinit si Olciniatas, per te cilet ka mendime se i takonin fisit ilir te labeateve i cili shtrihej rreth Liqenit te Shkodres, dikur Liqenit te Labeateve. Edhe udhepershkruesi arab Idrizi (shek. XII) banoret e Ulqinit i quan Labiqis, kurse dijetari Grga Novak pohon se banoret e vjeter te Ulqinit i kane takuar fisit ilir te taulanteve. Sido qe te jete, sipas Tit Livit, i cili ben fjale edhe per qendresen e banoreve ilire te Ulqinit kunder romakeve ne kohen e Gentit, dhe pas disfates se ketij te fundit, vullneti i Senatit dhe i popullit romak ishte qe t’i linte te lire iliret(…) te cilet jo vetem se do te ishin te lire por edhe do te liroheshin nga taksat isasit, taulantet, pirustet e dasaretet, banoret e Rizonit dhe te Ulcinit, mbasi keta kaluan ne anen e romakeve para se te humbte fuqine Genti (…senatum populumque Romanum Illyrios esse liberos iubere (…) sed etiam immunes fore Issenses et Taulantios, Dassaretiorum, Pirustas, Rhizonitas, Olciniatas, quod incolumi Gentio ad Romanos defecissent).

Koha javore