Përfundon në Ulqin festivali VII i këngës për fëmijë 2012

January 30, 2012   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

Me datat 28 dhe 29 janar në Pallatin e kulturës në Ulqin u mbajt edicioni i shtatë i Festivalit të këngës për fëmijë.

Për këtë edicion në adresë të komisionit kanë mbërritur 26 këngë të kompozitorëve nga Ulqini, Shkodra,Gjakova, Prishtina, Prizreni, Durrësi etj.
Juria e Festivalit edhe këtë vit do të ndajë çmimet për interpetim, tekst dhe muzikë, ndërkohë që çmimi special edhe këtë vit do të jetë ai që mban emrin e kompozitorit Fiqri Hasanaga.

Është kjo një ngarje më e rëndësishme kulturore që në Ulqin organizohet  në këtë fillim viti .Si edhe herëve tjera edhe kësaj radhe marrin pjesë fëmijët këngëtarë nga Mali i Zi,Kosova,Maqedonia dhe Shqipëria. Më 28 janar  para një auditorijumi të përzgjedhur u prezantuan 13 këngë konkuruese ndërsa po aq do të garojnë edhe më 29 janar.
Festivali VII i Këngës për Fëmijë “Ulqini 2012″ organizohet nga Qendra e Kulturës Ulqin nën patronatin e Komunës së Ulqinit me organizatorët:

Drejtori i festivali : Nail Draga                                         

Udheheqes artisitik : Jusuf Cufo Lika          

Koreograf :  Musa Hoxha                      

Skenografia :  Agron Ujkashi             

Udheheqes i korit : Islam Axhemi            

Menaxher i festivalit : Cani Lazoja              

Koordinator : Gazmend Kovaçi        

Udheheqes teknik : Skender Kurmemi        

Studio & Inqizimet : Shefko Dabi             

Dj Playback : Imi Nimanbegu
  

Më 28 janar  para një auditorijumi të përzgjedhur u prezantuan 13 këngë konkuruese ndërsa po aq do të garojnë edhe më 29 janar.

Nata e parë 29.01.2012

1. Melita Shata
2. Altuna dhe Xhumana Haveriq
3. Fiolbardha Syla
4. Leart Hasanaga
5.Anja Ajkovic
6.Sabin Islami
7.Grupi Princeshat
8.Dorina  Cobaj
9.Roni  Morina
10.Bernadeta  Rudovic
11.Bozidarka Kaludjerovic
12.Besart Llazorja
13. Fjola Maraj


Edhe në natën e dytë më 29.janar 2012 para një auditorijumi të përzgjedhur u prezantuan edhe 13 këngë konkuruese  të tjera.

Nata e dytë 29.01.2012

1.Rukije Katana
2.Kejsi Rrusta
3.Barbara Shkreli
4.Isabella Llukiq
5.Hëna Lunji
6.Milena Jovicevic
7.Lisa Nimanbegu
8.Hafize Lamoja
9. Leart Milla
10.Samra Hajdarpashiq
11.Shpresarta Sadriu
12. Dion Cobaj
13.Arina Kollari

Këngëtarja e re nga Ulqini, Hëna Lunji është fituese e Çmimit të Parë të edicionit VII të Festivalit të Këngës për Fëmijë në Ulqin 2012. Juria e vlerësoi këngën e saj “Miza dhe mushkonja”, me tekst të Fatime Kulli, ndërsa me muzikë dhe orkestrim të Islam Axhemit.

Çmimin e dytë në këtë festival e fitoi Anja Ajkoviq kurse vendin e tretë e ndanë Kejsi Rrusta dhe Barbara Shkreli.

Ndërkaq për interpretim Çmimin e Parë e mori Hafize Lamoja, Çmimi për tekstin më të mire – Lisa Nimanbegu.
Kurse çmimi Special i Festivalit, “Fiqri Hasanaga”, u  u akordua vogëlushes Dorina Çobajt.

Festivali VII i Këngës për Fëmijë u organizua nga Qendra e Kulturës Ulqin dhe Shkolla e muzikës nën patronatin e Komunës së Ulqinit.

Cani  Lazoja

YouTube Preview Image

Dërgoni Fotografiat e juaja nga Festivali 2012

36