Rrezart Cungu fiton turneun ne KT Solin te Splitit
Prej dates 28 deri me 30 janar,në kuadër të KT “Solin” në Split në Kroaci u mbajt turneu 3-ditorë për grupmoshën deri në 14 vjeç. Në këtë garë morrën pjesë 24 garues – djem dhe 20 garuese vajza ku njëri prej tyre ishte teniseri nga KT “Bellevue”i Ulqinit Rrezart Cungu. Garat u zhvilluan në një atmosferë të vërtetë sportive, me plot emocion e përkushtim, si nga garuesit e rinj ashtu edhe nga prindërit e tyre, të cilët me gjithë zemër i inkurajonin fëmijët që të japin nga vetja e tyre maksimumin e mundshëm.
Nga ky turne sukses më të madhë pati Rrezart Cungu. Në xhiron e parë mundi Medin Ante me rezultatin 6-0 6-0, kurse në xhiron e dytë mundi Stipan Madzar 6-0 6-0,ne cerek finale pati ndeshje me Krneta Nino nga Zadri,ndeshja mbaroj me rezultatin 6-1 6-3. Në gjysëmfinale me Rodin Slavko nga Spliti me rezultatin 6-0 6-0 fitoj dhe kështu arriti deri në finale.Rrezarti gjithnjë e më tepër po kualifikohet në finalet e turneve gjë që ndodhi dhe kësaj radhe. Mirëpo arritja deri në finale nuk është aspak e lehtë.Kundershtari finalist ishte Filip Dzagula nga Mostari që ishte në vendin e par e grupmoshes deri ne 14 vjet nga Bosna Hercegovina.Meci zgjati dy or e gjysmë,ishte nji ndeshje e vështirë që me rezultatin 7-5 5-7 6-3 e fitoj Rrezarti. Ai u shpërbleu me kup dhe diplomë gjë që ishtë sukses i madhë për të ashtu edhe për KT „Bellevue“.
KT “Bellevue” – Ulqin
Senad Tafa





