Prim. Dr. Gani Karamanaga publikon monografinë mbi historikun e shërbimit shëndetësor në Ulqin

February 5, 2012   | Kulturë / Kultura

Puna shumevjecare ne shendetesi si dhe udheheqja per disa vjet e sistemit shendetesor te Ulqinit i ka sherbyer prim. Dr. Gani Karamanages si nxitje per te shkruar librin “Historiku i sherbimit shendetesor ne Ulqin”. Ne kete monografi pershkruhet ne menyre kronologjike rruga e zhvillimit te sistemit shendetesor ne Ulqin, qe nga vitet ’20 te shekullit te kaluar e deri ne ditet e sotme. Autori e ka ndare librin ne tre kapituj. Ne kapitullin e pare trajtohet zhvillimi i sherbimit shendetesor ne Ulqin, kapitulli i dyte flet per kuadrot dhe mjeket qe kane punuar apo punojne ne Shtepine e Shendetit ne Ulqin, ndersa ne kapitullin e trete behet fjale per bashkepunimin nderkufitar ne fushen e mjekesise. Vete Karamanaga thote se e ka ndier si obligim qytetar dhe profesional qe te shkruaj per sherbimin shendetesor ne Ulqin, duke ditur se nje liber i ketij lloji eshte i nevojshem per shendetesine ne Ulqin dhe per qytetin ne pergjithesi. “Vlera e ketij libri eshte se per here te pare ne nje vend jane permbledhur ngjarjet me te rendesishme ne shendetesine e Ulqinit”, shprehet ai. Edhe pse libri merret me zhvillimin e pergjithshem te sistemit shendetesor ne Ulqin, ai iu kushtohet ne radhe te pare kuadrove shqiptare ne fushen e mjekesise ne Ulqin. Karamanaga sqaron se menyra e tille e konceptimit te librit nuk ka per qellim nenvleresimin e kuadrove te tjere ne sherbimin shendetesor te Ulqinit, por sepse per kuadrot malazeze, ruse, serbe, sllovene etj. eshte shkruar edhe me pare.

Libri “Historiku i sherbimit shendetesor ne Ulqin” ka marre vleresime pozitive nga personalitete te ndryshme nga fusha e mjekesise. Ne perurimin e tij para do kohe ne Ulqin, dr. Astrit Beci ka theksuar nder te tjera se perpos vlerave profesionale dhe shkencore, ky publikim ka edhe rol patriotik. Ndersa prof. Dr. Elez Selimi, recensent i librit, thekson se “ky liber eshte homazh per te gjithe punonjesit e shendetesise, qe nuk jetojne me, por qe kane mbetur ne mendjen e te afermve, kolegeve, pacienteve, te cileve nepermjet librit i vijne sot si te gjalle”. Per autorin e librit, prim. Dr. Gani Karamanaga, libri perben nje dashuri te tij te madhe per vendlindjen. “Me kete liber mundohem t’i kthej qytetit tim krejt ate cfare ai me ka dhuruar”, thote ai. Libri “Historiku i sherbimit shendetesor ne Ulqin” eshte botuar nga Bashkimi i Krijuesve Shqiptare ne Mal te Zi. Ky eshte libri i dyte i Gani Karamanages. Ai ka botuar me pare librin “Mjekimi me faktore natyrore ne regjionin e Ulqinit”, ne gjuhen shqipe dhe malazeze, ndersa thote se po punon per botimin e librit te trete.

i.k.
Koha Javore