Teuta Kurti, ‘’Nuk jam shtatzënë’’

February 5, 2012   | Lajmet / Vijesti

Në shtator të vitit të kaluar, këngëtarja e njohur Teuta Kurti i dha fund beqarisë duke u martuar me të fejuarin e saj, Dardan Luta.

Pas martesës, këngëtarja nuk ka ndaluar me aktivitetet e saj muzikore, por me një rritëm akoma më të madh ka kryer obligimet e saja. U përfol se për shkak të mungesës në Prishtinë, asaj edhe iu vjodh apartamenti së bashku me shumë gjësende të vlefshme dhe dhuratat e martesës. Këtë kohë po flitet se Teuta është shtatzënë dhe në pritje të një fëmijë, por si duket lajmi nuk është i vërtetë shkruan editorial.

Ne kontaktuam këngëtaren për të mësuar të vërtetën me cka ajo përgjigjet: ‘’Po flitet dhe kam marë pytje nga gazetarë të ndryshem në lidhje që a jam shtatëzënë edhe përkundër përgjigjjes sime negative, prap kanë shkrujat se po, por prap e demantoj se nuk jam shtatëzënë, inshAllah deri në kismet’’, thekson këngëtarja e cila tregon se shtatzania është një gjë që nuk mund të fshihet, por për momentin nuk e ka pasur atë bekim nga Zoti. Ndoshta në një të ardhme të afërt do të kemi mundësi të shohim edhe Teutën në versionin nënë si shumë këngëtare tjera.

Vipat.info

YouTube Preview Image