Erërat e forta përfshijnë Ulqinin – Meteo Live

February 6, 2012   | Lajmet / Vijesti

Enti hidrometeorologjik i Malit të Zi ka lëshuar një kumtesë ku thuhet se Komunën e Ulqinit, në orët e pas ditës dhe gjatë natës do të përfshihet nga era e fortë, herë pas herë e stuhishme.

Për shkak të kushteve të këqija të motit, është e domosdoshme që qytetarët dhe personat juridikë, në harmoni me mundësitë e veta të ndërmarrin të gjitha masat për parandalimin e pasojave të dëmshme.

Pasi që pritet edhe më tej rënie e temperaturave dhe erë e fortë, luten qytetarët që për shkak të sigurisë së tyre të zvogëlojnë lëvizjet me automjete dhe mjete të tjera të komunikacionit.

Ndermarrja komunale tashmë i ka ndërmarrë të gjitha masat për pastrimin e akullit dhe hedhjen e kripës nëpër rrugë.

Kryetari,

Nazif Cungu

Në rast të nevojës qytetarët mund të lajmërohen në këto numra të telefonit:

Ndermarrja Komunale – 425 003
Shërbimi i mbrojtjes: 123 dhe 412 – 490

Ju lutemi Shperndaje Lajmin




Meteogram
KLIKO NE HARTE METEO

9