Bashkësia Islame e Ulqinit kremton ditelindjen e Profetit Muhammed a.s.

February 8, 2012   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Në vlerësim të kësaj date të shënuar  të ditlindjes të Profetit Muhammed a.s,të shtunen mbrama në Qendren për Kulturë në Ulqin  u kremtua  një nga ditët më të gëzuara për myslimanët e mbarë botës. Kjo pasi në këtë ditë ka lindur mëshira dhe drita e njerëzimit, Muhamedi (a.s).
Mbare bota islame do te perkujtoje diten e shtune 1380 vjetorin e lindjes se profetit Muhamed. Ne kuader te kesaj ngjarjeje te shenuar per muslimanet e  Ulqinit u organizua një ceremoni nga Bashkësia Islame e Ulqinit.

Në ceremoninë e rastit merrnin pjesë imamë dhe përfaqësues të lartë të nga komuna e Ulqinit,kryetari Nazif Cungu.Fjalën përshëndetëse e  mbajti Rifat ef. Jusufi u.d.kryeimami i BI-U.

Në vijim, kryeimami i Ulqinit efendi Rifat Jusufi ,uroi besimtarët për këtë ditë gëzimi,ku  tha: “Muhamedin (a.s.) e kujtojmë çdo ditë pasi në jetën e tij gjejmë veten tonë. Jeta e tij përbën një burim vlerash të pashtershme të cilat janë tepër të rëndësishme e të nevojshme për ne si besimtarë.”

Besimtarët e mbledhur në Qendren për Kulturë në Ulqin, janë shpërblyer me dëgjimin e Mevludit, poezi dhe ilahi të zgjedhura.
Ligjëratën e ka mbajtur teologu i ftuari nga Tirana mr.Sabahudin Jashari tema ishte “Profeti Muhammed a.s zgjidhje e problemeve tona” tre pjesë nga mevludit janë kënduar nga teologët Besim Cura,Alban Kali i ftuar nga Shkodra dhe Ali Bardhi.Ilahitë janë kënduar vetëm nga solistët e korit të BI-U.gjegjsisht nga Anida Kollari dhe nga ilderina Ukoshata&Nehrudina Fici.

Nxënësit më të mirë Nejra Mujali,Albana Hoxha dhe Edona Karramanaga

Skenari i mbrëmjes fetare me rastin e ditëlindjes së Muhammedit a.s
1. -Ashere(Lëximi i pjesës nga Kur’ani) nga teologu z.Ali Bardhi
2. Fjala hyrëse e prezantueses (Anida Kollari)
3. U.d.Kryeimami Rifat ef.Jusufi mban fjalën përshëndetëse
4. z.Sabahudin Jashari mban ligjëratën
5. Prezantuesja prezanton prog.në vazhdim.
Programin e vazhdojmë me këndimin e pjesëve të mevludit dhe ilahive ku së pari pjesën e parë do ta interpretojë teologu z.Besim ef.Cura,pastaj ilahinë “Ja Muhammed” do ta interpretojë Anida Kollari,pjesën e dytë të mevludit do ta interpretojë i ftuari ynë i nderuar nga Shkodra teologu z.Alban Kali duke pasuar me ilahin “Ahmed o Muhammed”të interpretuar nga Ilderina Ukoshata dhe Nehrudina Fici,pjesën e tretë të mevludit do ta interpretojë teologu z.Ali Bardhi ilahinë “Kemi ardh në kët dynja” z.Alban Kali dhe vjershën e titulluar “All-llahut” do ta recitojë Zyli Ardoliq.

Prezantuesja prezanton tre nxënësit më të mirë dhe fton personalitetet e zgjedhur për të dhënë shpërblimet.
Megjithëse ishte tepër e vështirë të zgjidhen më të mirët sepse ka patur një numër të konsiderueshem të nxënësve të shkëlqyeshem.Tre nxënësit më të mirë janë:
Në vendin e parë , Nejra Mujali.
Në vendin e dytë , Albana Hoxha
Dhe në vendin e tretë, Edona Karramanaga
Jemi shumë mirënjohës Bashkësisë Islame të Ulqinit dhe firmës “Tula Company” që bënë të mundur shpërblimin e këtyre nxënësve.

Prezantuesja mbyll programin