Esad Kraja medalje e bronzit në kampionatin internacional për femijë Stuttgart 2012

February 9, 2012   | Lajmet / Vijesti, Sporti / Sport

Me datë 04-05.01.2012 në Stuttgart të Gjermanisë u mbajtë kampionati internacional për fëmijë e organizuar nga federata botërore për femijë deri në moshën 11 vjeç.
Nga klubi i Taekowndo-së Ulqini morën pjesë tre garues si : Esad Kraja, Edina Kraja dhe Bojan Vladisavljeviq. Shkëlqen Esad Kraja i cili arrinë të fitojë dy ndeshje. Në dyluftimin e parë Easadi mposht përfaqsuesin e Serbisë, në dyluftimin e dytë mposhtë përfaqsuesin e Anglisë, ndërsa në dyluftimin e tretë ballafaqohet me përfaqsuesin Gjerman i cili gjatë 2 raundëve rezultati ishte i barabartë për të vazhduar në raundin e tretë gjegjësiht për pikën e artë ku edhe humbë në momentin vendimtarë, me këtë ai fiton vendin e tretë i cili fiton edhe medaljen e bronzit.
Garuesja tjetër Edina Kraja arrinë të fitojë dy ndeshje mirpo me pamundesi që të arrije deri te medalja pasiqë konkurrenca ishte tejet e fortë, ajo fitojë ndaj garues së Suedisë dhe Gjermanisë, ndërsa humbë prej garueses së Trinidad i Tabago. Garuesi Bojan Vladisavljeviq humbë që në ndeshjen e parë nga përfaqsuesi i Anglisë. Poashtu në listë për të marr pjesë në këtë kampionatë ishte edhe garuesi Rinor Jahja një prej garuesve të dalluar të KT Ulqinit i cili vitin e kaluar kishte një bilancë prej 8 medaljeve të arta dhe 1 të bronzit, mirpo për shkaqe finaciare nuk patëm mundësi që të jetë edhe ai në këtë kampionatë.
Në këtë kampionatë morën pjesë 27 shtete 89 ekipe me afro 1000 garues. Falenderojmë sponsorët: Komunën e Ulqinit, Cungu&co, GradjaComerc dhe restaurant patrick’s nga Zvicra.

Klubi Taekowndo-së Ulqini


YouTube Preview Image

7