Tahiri Tahiri: Nuk kërkuam reciprocitet

February 9, 2012   | Shtypi / Mediji

Kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar dhe anëtar i delegacionit të shqiptarëve në Mal të Zi i cili para dy ditësh qëndroi në Kosovë, Tahiri Tahiri,demanton hapur një deklaratë të LDK për reciprocitet mes shqiptarëve në Mal të Zi dhe malazezëve në Kosovë, pasi që, siç thotë ai, në takim përveç shprehjes së shqetësimeve për gjendjen e shqiptareve në Mal të Zi dhe kërkesës për mbështetje të institucioneve kosovare as që është bërë fjalë për ndonjë farë reciprociteti në mes shqiptareve në Mal të Zi dhe malazezëve në Kosovë.

Përndryshe një delegacion deputetësh shqiptarë të Parlamentit të Malit të Zi, i cili përbëhej nga Mehmet Bardhi, Genc Nimanbegu dhe Vasel Sinishtaj si dhe kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar në Mal të Zi Tahir Tahiri qëndruan për vizitë në Kosovë ku paraqiten shqetësimet dhe problemet me të cilat ballafaqohen shqiptaret në Mal të Zi. Sipas kumtesës së LDK, ata kërkuan mbështetje dhe që për këto halle dhe shqetësime të ngrihet zëri në institucionet e Kosovës, shkurt të vlejë një reciprocitet, ajo që u lejohet dhe garantohet komunitetit të vogël malazez në Kosovë, t’ju garantohet edhe shqiptarëve si komunitet i madh në Mal të Zi. Ndërkohë edhe ish- deputeti shqiptar i Lidhjes Demokratike në Parlamentin e Malit të Zi, Xheladin Zeneli, ka shprehur hapur mospajtim me këtë qëndrimin të anëtareve të delegacionit të shqiptareve nga Mali i Zi,të cilët ishin për vizitë në Kosovë.

Sipas Zenelit, kërkesa e aplikimit të reciprocitetit në mes shqiptarëve në Mal të Zi me pakicën malazeze në Kosovë, është e padrejtë dhe e papranueshme. Zeneli mendon se ka shumë arsye që nuk lënë vend për një krahasim të tillë. Ai këtë a arsyeton me faktin se shqiptarët në Mal të Zi janë popull autokton, numri i shqiptarëve në Mal të Zi është shumë më i madh se sa numri i malazezëve në Kosovë dhe se shqiptarët në Mal të Zi ka kontribuar dhe ndihmuan drejtpërsëdrejti në themelimin e shtetit të Malit të Zi duke përkrahur pavarësinë e këtij shteti.

TVCG

1