Dritan Maraj ne listen e 30 konkurrenteve me te mire te X FACTOR ALBANIA

February 16, 2012   | Lajmet / Vijesti

Per mungese te nje licence kombetare, keta talente jane detyruar qe aftesite e tyre t`i sprovojne ne spektakle televizive te organizuara ne Shqiperi,Kosovë,apo ne Podgoricë.

Ne reality-show te formatit boteror, “X-Factor”, brenda nje periudhe njevjeçare eshtë zbuluar talenti muzikore nga Ulqini. Per mungese te nje licence, keto talente janë detyruar qe aftesite e tyre t`i sprovojne ne spektakle televizive te organizuara ne Shqiperi, Kosovë, Bosnje- Hercegovine apo ne te “live-show” Let ka zvijezdama,produkcion i Radio Televizionit të Malit të Zi.
Njëri ndër këto konkures eshtë edhe Dritan Maraj.
Ku ai nder me shume se 5000 konkurente, me ne fund u futë ne listen e 30 konkurrenteve me te mire te X FACTOR ALBANIA.
Ai ka interpretuar kengen “Let it be” te grupit “The Beatles” duke marre driten jeshile nga te kater anetaret e jurise, e cila perbehet nga skenaristi dhe prezantuesi Pandi Laco, si dhe kengetaret Juliana Pasha, Alban Skenderaj dhe Vesa Luma. Ne kete menyre ai ka kaluar ne fazen e trete “Boot camp” te ketij spektakli i cili realizohet per te paren here ne Shqiperi nga Televizioni “Klan”. Edhe pse eshte akoma nxenes, Dritani ka tashme nje pervoje te madhe ne pjesemarrjet ne gara dhe festivale te ndryshme muzikore. Ai eshte nder te tjera fitues i edicionit te peste te Festivalit te Kenges per Femije ne Ulqin si dhe i Cmimit Special “Inva Mula” per interpretim ne Festivalin e 47-te Mbarekombetar te Kenges per Femije ne Shkoder etj. X Factor eshte formati me i madh dhe me i famshem televiziv per talentet e kenges ne te gjithe boten, synimi i te cilit eshte te promovoje talente te rinj ne muzike.

Lajme nga Ulqini
YouTube Preview Image

Kurse ne Anen tjetër edhe Koha Ditore shkruan për Talentët kosovarë zbulohen jashtë vendit

Mungesen e nje spektakli kesisoj te rinjte e shohin si hendikep, nderkaq njerezit e sferes se muzikes si mision ta pamundur, shkaku i kostos. ”Per emisionet ‘The Voice’ apo ‘X-Factor’ duhet te merret licenca nga kompanite perkatese dhe kushtojne shume”, ka thene Florent Boshnjaku, kompozitor kosovar. Ai thote se ne Kosove keta talente nuk kane perkrahje. “Askush nuk e çan koken te mendoje dhe te investoje per talente te rinj”, ka kritikuar ai.

Teuta Kurti, Vesa Luma dhe Rona Nishliu qene nder te parat nga Kosova qe shperthyen ne “Ethet e se premtes” ne Shqiperi. Rona kete vit do te perfaqesoje Shqiperine ne “Eurosong”. Shume te rinj kosovare te tjere ua kane pare hairin organizimeve te tilla. Disa prej tyre kane befasuar jurine neper skenat e talent show-ve jashte vendit.”Vetem ne momentin kur ata popullarizohen ne menyre tjeter apo nga dikush tjeter, atehere tek mediumet dhe shteti yne ne mase te vogel zgjohet interesimi per ta”, ka thene Boshnjaku, i cili njeheresh ka kompozuar kengen “Suus” te Rona Nishliut, me te cilen ajo fitoi te drejten per te perfaqesuar Shqiperine ne “Eurosong”.

Ardian Bujupi dhe Mark Marku jane zerat kosovare qe ishin shume afer finales neper talent-show ne Gjermani dhe ne Kroaci, te cilet tashme kane realizuar edhe kenge te veta. Rruges se tyre po shkojne shume te tjere. Ne Gjermani edicioni i ketij viti i “Deutschland sucht den Superstar” (Gjermania kerkon yllin) nxori ne pah talentin e kosovareve Vanesa Krasniqi dhe Dardana Sokolit. Krasniqi para tre vjetesh ne “Das Supertalent” te RTL-it zuri vendin e trete.

Javen e kaluar ne Bosnje, Shaqir Ahmeti ka bindur jurine duke kenduar shqip ne nje talent- shou te te njejtit format, finalja e te cilit do te mbahet me 17 te ketij muaji. “The Voice of Albania”, qe perfundoi te premten e javes se kaluar, ne gjysme finale ka derguar kosovaret Xheraldina Berisha, Drilon Shala dhe Yll Limani. Vendin e pare e zuri tetembedhjetevjeçarja nga Prizreni, Rina Bilurdagu.”Suksesi i te rinjve kosovare eshte i padiskutueshem.

Kjo tregoi edhe ne shown e fundit ne Tirane ku triumfoi Rina, kengetarja nga Kosova”, ka thene Boshnjaku.Fakti qe Bilurdagu ka rrembyer çmimin, ka ngjallur edhe shume reagime ne Shqiperi. Ne rrjetin social “Facebook” kane vershuar komente nga me te ndryshmet per kosovaret ne faqen zyrtare te ketij evenimenti, duke fyer protagonisten dhe kosovaret qe ‘te kene nje talent-show te vetin”.”Mendoj qe organizimi i nje evenimenti te tille do ishte me se i mirepritur po te realizohej ne Kosove, sepse ne ‘The Voice…’ u deshmua qe Kosova eshte nje vend qe pati prurje vokale te shumta, e te mrekullueshme”, ka thene gjysmefinalisti Drilon Shala.

Sipas tij, pjesemarrja e te rinjve kosovare ne “The Voice” deshmon domosdoshmerine e nje organizimi te tille ne Kosove. “Ne gjysmefinale nga tete konkurrente kater ishin nga Kosova, e tregon qe nje organizim i tille do ishte nje gje shume e mire”, ka shtuar ai. Me gjithe faktin qe shume kosovare dolen te suksesshem neper talent-show neper vende te tjera, realizimi i nje spektakli te tille ne Kosove perveç qe kushton, nuk ka iniciativa per te. ”Nder vite kemi treguar qe kemi talent te shkelqyer ketu dhe neper bote, por qe fatkeqesisht ne Kosove nuk kemi se çka t’ju ofrojme me shume se ‘fama’ ne trojet tona”, ka thene Boshnjaku, duke bere krahasime me vendet e tjera qe ofrojne me shume mundesi per te “shperthyer” ne aspektin e fames se vertete.

Fajtor per faktin qe ne Kosove nuk ka talent-show, Boshnjaku i ben mediat, por edhe Qeverine e komunat, te cilat, sipas tij, mund te ndihmojne ne formen e subvencionimit te aktiviteteve te mirefillta kulturore.”Me siguri shumica do ta japin pergjigjen se nuk ka fonde (qe deri ne nje mase eshte e vertete), por ende jemi ne kohen kur njerezit tek ne mendojne qe çdo investim nga njeqind per qind se pari duhet te perfitojne shtatedhjete per qind ne xhepin e tyre pastaj investimi te behet me tridhjete per qind te mbetura, qe ne fakt duhet te jete e kunderta. Por ne ate rast nuk ka interes perfitimi”, ka thene ai.

Duke mos dashur te zhgenjeje te rinjte, Boshnjaku realizimin e nje talent-show e parasheh te pamundur. Per kete thote se mungojne kushtet elementare.”Paramendo finalen ne nje salle me minus tridhjete grade. Normalisht qe duhet plotesuar kushtet per diçka te tille. Ne ende themelet e salles nuk i kemi, e lere me fondet per licence”, ka shtuar ai.Me gjithe faktin qe Kosova nuk po u ofron pothuajse asnje mundesi talenteve te rinj, ata qe kane mberritur deri ne gjysmefinale te “The Voice of Albania” kane deklaruar qe jane ndare te kenaqur nga organizimi atje.

”Kam perfituar nje eksperience te veçante, nje talent-shou i cili nuk harrohet kurre”, ka thene gjysmefinalistja Berisha. Per Yll Limanin, gjysmefinalistin nga Prishtina, ”The Voice..” mbetet eksperienca qe i hapi shume rruge ne boten e muzikes.”Me ka ndihmuar shume qe te formohem si artist dhe si njeri”, ka thene ai.

Koha Ditore